• |
ide | kryesore

Lajm i mirë, asnjë humbje jete nga Covid në Shqipëri, 20 raste të reja (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 64

Të shtruar në spitale 43

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,137

Testime totale 709,464

Raste pozitive 132,264

Raste të shëruara 129,042

Raste Aktive 775

Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 378

Korçë 94

Shkodër 83

Vlorë 43

Elbasan 39

Berat 38

Lezhë 29

Gjirokastër 26

Fier 20

Kukës 10

Durrës 11

Dibër 4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *