• |
ide | kryesore

Një shqiptar për Romën: Mourinho e ka kërkuar personalisht Xhakën

-Instant, Sport



Josè Mourinho ende nuk është njohur akoma me Trigorian, por në Romë tashmë kanë filluar të punojnë për të kënaqur Special One në merkato. Duke filluar me Granit Xhakën. Mesfushori kosovar, që luan për përfaqësuesen zvicerane, i lindur në ’92 është emri i parë në listën e trajnerit portugez për të përforcuar mesfushën me një element të cilësisë, përvojës dhe personalitetit. Një goditje e rëndësishme, por edhe e shtrenjtë. Për momentin, Xhaka vlerësohet nga Arsenal me rreth 25 milion euro dhe drejtuesit e verdhekuqve po punojnë për të ulur pak kërkesën.

Operacion mbi të cilin, pavarësisht nga një distancë e caktuar mes ofertës dhe kërkesës, ekziston një optimizëm i caktuar në Trigoria. Klubi i ka dhënë tashmë dritën jeshile negociatave, duke u përpjekur gjithashtu të arrijë një marrëveshje edhe me lojtarin. Roma do të donte ta mbyllte marrëveshjen për rreth 20 milion euro, përfshirë bonuset.

“Granit Xhaka është njeriu kryesor në të gjithë mesfushën e Arsenalit. Pa të, Arsenali ka humbur. Ai është një lider”, ky është komenti që Josè Mourinho ka bërë për shqiptarin e Gunners dy vjet më parë. Fjalë vlerësimi që tani mund të japin një nxitje të negociatave dhe të bindin lojtarin të pranojë sfidën verdhekuqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *