• |
ide | kryesore

Nuk ka më vlerë goli në transfertë: Uefa ndryshon rregullin që vendos kualifikimet që në vitin 1965

-Instant, Sport



Uefa dëshiron të shfuqizojë rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane. Gazeta britanike The Times është e bindur për këtë, duke raportuar një ide të presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin, i cili duket i gatshëm të bëjë njoftimin gjatë asamblesë së të premtes, në prag të finales së Champions League mes Chelsea dhe Manchester City.

Nëse Ceferin do të ketë mbështetjen e shumicës së Federatave, atëherë ai mund të fillojë procedurën për të shfuqizuar rregullin, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet “i vjetëruar” nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Nëse arrihet konsensusi i Federatave, rregulli mund të zhduket që në sezonin e ardhshëm sportiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *