• |
ide | kryesore

OKB: Sulmet izraelite në Gaza mund të përbëjnë krime lufte

-Instant, Lajme, Planet



Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet deklaroi se sulmet izraelite në Gaza mund të përbëjnë krime lufte. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut u takua sot në një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar krijimin e një komisioni të mundshëm ndërkombëtar për hetimin e shkeljeve dhe të drejtave të njeriut në territoret palestineze dhe në Izrael.

Në nisje sesionit të posaçëm të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i thirrur me kërkesë të shteteve myslimane, Bachelet tha se nuk kishte parë asnjë provë që ndërtesat civile në Gaza të goditura nga sulmet izraelite po përdoren për qëllime ushtarake.

“Nëse gjenden jo proporcionale, sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte”, i tha ajo forumit me 47 anëtarë të Gjenevës. Ajo gjithashtu nxiti pushtetarët islamikë të Hamasit në Gaza të përmbahen nga hedhja e raketave mbi Izraelin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *