• |
ide | kryesore

Pas Shkodrës zbardhen të dhënat edhe për Tiranën, 51 persona votuan 123 herë

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës. Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra te ndryshme Votimi.


Tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.


3 Comments

  1. Kane qene banditet e Pd-se dhe te sb ata qe kane votuar 123 here.Hahahahahaaaaa Pd dhe lideret e saj shkuan per lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu