• |
ide | kryesore

Përplasja e Ramës me ministrin gjerman, si e komentojnë mediat në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani në fokus të mediave gjermane.

Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit.

Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se udhëtarët e kthyer vitin e kaluar nga Turqia dhe Ballkani në një masë të madhe kontribuan në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani. Spahn iu referua raporteve mbi gjendjen të Institutit Robert Kóch (RKI) nga fundi i verës, shkruan FAZ.

“Nëse shikoni vendet, ku ka pasur infektime, në 10 vendet e para gjenden sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe vendet kryesore, ku udhëtojnë gjermanët“, tha ministri gjerman të mërkurën, thekson FAZ, e cila i referohet edhe reagimit të kryeministrit Rama pas këtyre deklaratave.

“Ndër të tjera ishte edhe kryeministri Edi Rama që e kishte akuzuar Spahn, se po përdor ‘paragjykimet stereotipe’ kundër Ballkanit.”

FAZ i referohet edhe të dhënave të atëhershme, që ka publikuar Instituti Gjerman Robert Koch atëherë. “Sipas raportimeve të atëhershme të RKI në gusht 2020 vërtet që gjysma e infektimeve lidheshin me vendet si Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria. Kjo çoi në një rritje të lehtë, por në tërësi në kohën nga korriku deri në mesin e shtatorit shifrat e infektimeve mbetën në nivel relativisht të ulët.”

Po ashtu të enjten gazeta gjermane “Merkur” i referohet deklaratave të kontestuara të Jens Spahn. Kryeministri i Shqipërisë, Rama reagon i papërmbajtur, shkruan “Merkur” duke cituar edhe njëherë deklaratën e Ramës. “Ministri federal i Shëndetësisë do vetëm të mbrojë ‘një bilanc me sa duket të keq’” Edhe në mediat sociale, Jens Spahn kritikohet ashpër, shkruan “Merkur”. Kurse televizioni gjerman “ntv” i kushton vëmendje debatit, duke thënë, se kryeministri i Shqipërisë “është i zemëruar për deklaratat e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për lidhjen mes udhëtimeve nga Ballkani dhe rritjes së infektimeve me Corona.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur dy ditë më parë deklaratat e ministrit gjerman, Jens Spahn “një skandal” në gazetën gjermane Bild. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa ka cituar Ramën të thotë, se “ky është një skandal, që një ministër gjerman e damkos publikisht Ballkanin dhe degradon me sfond migracionin.” Rama ishte shprehur, se nuk do të lejonte që Shqipëria të paraqitet si një zonë rreziku për udhëtime pushimi, se nuk ka shifra që e vërtetojnë këtë.

Veç kryeministrit Rama edhe Komuniteti Turk në Gjermani u shpreh i zemëruar për deklaratat e Jens Spahn. Sipas dpa, zëdhënësi i Komunitetit Turk, Serhat Ulusoy kritikoi Spahn, që vë në “dyshim të përgjithshëm grupe të tëra të popullsisë” dhe se ai “dëshiron fushatë me çdo çmim në kurriz të njerëzve”. Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikuara në Gjermani që nga fillimi i majit./DW



9 Comments

    1. Ketu ska te beje miza, o koqe, qe jeni mesuar duke ju ofenduar te tjeret, Rama beri shume mire qe i thote jo atij por cilido qofte qe ne jemi shtete te barabarta, edhe jo te kete ndarje, se juve urejtjen qe keni ndaj Rames nuk ju pelqen asnjegje

      1. Ore tope, nuk i pergjigjesh keshtu dikujt qe te jep 1 miliarde eur ndihme, dikujt qe udheheq evropen ku tenton te hysh, dikujt qe deri tani te ka dhene nja 100 mije vaksina qyl e qe mban borxhin e nje shteti te shkaterruar si ne, me kapricot e nje kruaminitri qe inxveson per bojna pallatesh e kerkpudha plastike..Nuk jemi te barabarte e mos kujto se je akoma ne kohen e qelbesires..edhe atehere nuk ishim te barabarte..lamash

        1. Na jep nje mut te madh dhe jo 1 Miliarde Euro.
          Car ndihme i ka dhene Gjermania Shqiperise o njeri i mencur?
          Te gjitha € qe ipen gjasme si ndihma per Shqiperine shkojne per te paguar gjasme ekspertet Gjermane qe vine e na trejojne ne se si mbillet patatja, etj …
          A e di pse na i ka dhene ato vaksinat, a e di pse Gjermania ka pas vaksina por nuk ka vaksinuar masivisht popullaten? Sepse nuk ishte e sigurte per efektivitetin e vaksines, dhe ka zgjedhur te prese ca do ndoshi me vendet e tjera qe po e benin vaksinen.
          Gjermania nuk ka asnje interes qe te zhvillohet Ballkani, se nuk ka ku do i gjej puntoret/sklleverit qe shkojne me punu per nje cope buk.

  1. O nazi/hitlerian i tredhur lgbt, cfare thua more i verbuar nga urrejtja racore, a nuk erdhen aroplanet ushtarake turq me ndihma per Cov-19 kur po i vidhnit maskat Italise dhe Belgjikes, a nuk i late njerezit te vdisnin neper azile, a nuk i mbushet parkingjet e spitale me te semure, a nuk i late te vdekurit neper korridore per dite e jave?!
    Sa eshte numri i vertete i te semureve dhe te vdekurve, ne vendin e Hitlerit, gazetat tuaja japin fakte se jane te pakten 10 here me shume se sa deklaroni kur jepni shifrat e fallsifikura, me mbi 5 milion raste te semure dhe rreth 100 mije te vdekur, po per keta, shqiptaret t’a kane fajin o shfule!

      1. Jo mer jo, po ju ju duket Gjermania si me qene parajse.
        A e di ti o kodosh se ne Gjermani per te lene nje vizite te mjeku specialist te duhet te presesh radhen 3-4 muaj??? Larg qofte te kesh kancer se ike vdiqe.
        Une e Urrej Ramen & Co., pasi po e con Shqiperine per dhjam qeni, por kjo nuk do te thote qe cdo gje qe ai ben eshte gabim.

  2. Ne ne goje te ujkut hedim valle!
    Ne kemi liderin global dhe s’duam te ia dime per Gjermanine imperialiste.
    Partine tone heroike e kemi te forte dhe shkojme nga fitorja ne fitorje!
    Lideret tane Edi Rama e Gramoz Ruci jane lidere globale!

  3. I njëjti drejtues në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm“, konstaton ISP.

    Por, si ka mundësi që PD të reduktohet në anëtarësi, në kohën kur kjo parti ka pësuar rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje? Si ka mundësi që nga kjo parti të avullojnë 28 mijë anëtarë për katër vjet, ndërkohë që Lulzim Basha bërtet çdo ditë që PD është rritur dhe se ka marrë një rezultat të mirë në zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *