• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Tiranë/ Cilët janë vëllezërit problematikë që plagosën 19-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga sherri që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një 19-vjeçar mbeti i plagosur me armë. Sipas policisë Reginaldo Kaçorri u qëllua me pistoletë nga vëllezërit Klajdi dhe Aldo Kodra, dy të rinj me origjinë nga Laçi. Ata janë fëmijët e nënkampiones së qitjes Lindita Kodra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Mësohet se në fillim ka pasur një sherr mes dy grupeve me grushte e shkelma derisa janë nxjerrë armët. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha në një deklaratë për mediat se autorët e plagosjes janë në kërkim. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekësve, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari Klajdi Kodra është një person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai është dënuar disa herë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur në një konflikt hasmërie. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *