• |
ide | kryesore

Sarri kandidati kryesor për pankinën e Inter: zikaltrit nuk do jenë të lumtur nga gjetja e Marottas

-Instant, Sport



Pasi ka mbyllur cështjen Conte, Interi tani është plotësisht i përqendruar për të marrë një trajner të ri për t’ia besuar pankinën. Dy pista tashmë janë venitur. Kryesorja ishte ajo që çonte te Massimiliano Allegri, por livornezi ka gjithçka gati për kthimin e tij te Juventus në vend të Andrea Pirlos. Asgjë për të bërë edhe për Simone Inzaghi, i kontaktuar nga drejtuesit zikaltër, por që të mërkurën në mbrëmje rinovoi me Lazion deri në vitin 2024. Tani emri i parë në listën e Beppe Marotta është ai i Maurizio Sarrit, i cili, u ndal për një vit pas shkarkimit nga Juve.

Allegri ishte letra që Marotta do të kishte luajtur edhe vitin e kaluar nëse takimi i famshëm i Villa Bellini me Conten do të prodhonte divorcin, 365 ditë më vonë situata përsëritet, por panorama e përgjithshme këtë herë ishte shumë më komplekse, si për sa i përket konkurrencës së fortë të Juventus, ashtu edhe financiarisht. Gjithësesi, zgjedhja e një tjetër ish-juventini nuk duhet ti ketë bërë të lumtur tifozët e Inter, por duke parë si rrodhën ngjarjet me Conte, ndoshta do të jetë sërisht me fund të lumtur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *