• |
ide | kryesore

Shtëllunga tymi e flakë të mëdha/ Lëndohet një zjarrfikës, niset drejt spitalit të Lezhës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në Ishull Shëngjin të Lezhës. Policia njofton se rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë mësohet se nga zjarri ka mbetur një person i lënduar.

Sipas raportimeve, një zjarrfikës është dëmtuar gjatë operacionit për të shuar zjarrin. Falë ndërhyrjes së një kolegu të tij, zjarrfikësi i bllokuar ka shpëtuar dhe është nisur drejt spitalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *