• |
ide | kryesore

Tjetër skandal në Eurovision/ Malta bëri me hile, derdhi mijëra euro në kompani bastesh

-Instant, F1, Stil



Eurovision goditet nga një tjetër skandal. Mediat malteze shkruajnë se qeveria e këtij vendi përdori paratë e taksapaguesve në kompani bastesh për të rritur kuotat e këngës së saj këtë festival. Malta u përfaqësua nga Destiny me këngën “Je Me Casse”.

Por çfarë ka ndodhur?

Ministri maltez i Punëve të Jashtme dhe nxitjes së tregëtisë Carmelo Abela ka urdhëruar një auditim të shpenzimeve pasi bordi i transmetuesit televiziv PBS ngriti shqetësimin se kishte pasur “keqmenaxhim financiar” në rastin e Eurovision.

Sipas të njëjtave burime Malta shpërndau 650 mijë euro nëpërmjet Autoritetit të Turizmit të Maltës dhe PBS. Një burim i brendshëm brenda PBS pranoi se një pjesë e buxhetit ishte shpenzuar për financimin e shtetasve të huaj të cilët kanë vënë baste në kompani të ndryshme për këngën e Destiny.

Ndërsa Autoriteti i Turizmit i Maltës shpenzoi 350 mijë euro për promovimin e këngës përfshirë edhe rrjetet sociale. Një ekspert i basteve pohoi gjithashtu se ka pasur një fluks të parave të shpenzuara për fitoren e Maltës me qëllim sipas tij për ta bërë të dukej se kënga ishte favorite.

Ai tha se në këtë mënyrë duke shpenzuar para në kompani bastesh krijohej përshtypja se kënga e Maltës ishte pretendente. Kjo bëri që kompanitë e basteve ta renditnin Maltën në vendin e tretë deri një natë përpara se të niste Eurovision.

Në fund Malta përfundoi në vendin e 7-të me 255 pikë. Një tjetër çështje që bëri shumë bujë ishte dyshimi se një anëtarët e grupit Maneskin përdori kokainë gjatë natës finale në transmetim LIVE. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=jbbc2yKnv0M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *