• |
ide | kryesore

Tuba Buyukustun fotografohet me partnerin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja turke, Tuba Buyukustun, e njohur për rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri” dhe si Suhan në “Xhesuri dhe e bukura”, prej kohësh përflitet se është në një lidhje të re dashurie me një biznesmen turk, pronar i një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak. Sipas mediave turke, ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale 3 muaj më parë dhe para pak ditësh janë fotografuar në të njëjtin vend në Bodrum. Çifti nuk ka bërë asnjë reagim për këto lajme, madje aktorja, e ngacmuar edhe nga fansat, nuk ka reaguar për lajmet e fundit. Tuba i ka dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen, në vitin 2020, dhe këtë e bëri vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *