• |
ide | kryesore

Akuza e Edith Harxhit: Ka 4 vjet që Bashës i refuzohet viza amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e së premtes. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ajo tha se Lulzim Bashës ka 4 vjet që i refuzohet viza amerikane.

“Herën e fundit që Basha ka qenë në SHBA ka qenë maji i 2017-ës kur bëri atë foton me Trump dhe që hapi shumë debate sepse u paguan ca lekë nuk e di si u paguan. Që nga ajo kohë Basha nuk ka shkuar më në SHBA.

Duhet të dini një gjë. Nuk fiton dot zgjedhjet në Shqipëri nëse përpara tyre nuk bën një vizitë në SHBA. Edhe Berisha kur mori pushtetin në 2005-ën pati një vizitë në SHBA përpara tyre.

E di shumë mirë që Bashën e kanë ftuar nëpër konventa të republikanëve dhe aktivitete të tjera dhe nuk mundur dot të shkojë sepse i është refuzuar viza” – tha Harxhi. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. E paska ditur kjo kukuvajka dhe e thot sot pas 4 vitesh. znj. Harxhi nuk ka asnje kontribut ne PD, ajo u emarua zv/ministre thjesht se ishte vajza e mesueses private te anglishtes se familjes Berisha. Nje inatcore megallomane.

  2. Edhe kjo Harxhi kurv na doli, jo se prisja ndonje gje te madhe por…
    Si mund te thote dikush qe pretendon postin e Kryeopozitares, e Kryeministrit:
    “Duhet të dini një gjë. Nuk fiton dot zgjedhjet në Shqipëri nëse përpara tyre nuk bën një vizitë në SHBA.”
    Ca jemi ne, Republike Bananesh?
    Po sikur SHBA, per interesat e veta te doje nje diktator ne Shqiperi si i behet??
    Ne Kosove Albini fitoi bindshem edhe pse Amerika nuk e donte dhe e kundershtoi ne menyre te hapur.
    Tju vij turp qe flisni keshtu per vendin tuaj, njerez te ndyre, pa shtylle kurrizore.

  3. Po kështu kërkon kjo të bëhet kryetare!!!!!Me sulme dhe vizion!!!Kam mendimin që as votat e demokratëve të mëhallës nuk do mari ndoshta dhe të vetë familjes nëse ka ndonjë anëtar!!!

  4. Mjafton fakti që këta “konkurentët” e Bashës për kryetar të PD, po thirren me zell të madh nga mediat e kapura nga Rama , qëllimisht për të hedhur akuza idiote kundër tij, për të kuptuar se kush i ka përzgjedhur ata.
    Shqiptarët kanë kujtesë të dobët historike.
    Harojnë se në përbërje të ashtuquajturi “Grupi i PD”, përjashtuar Nishanin që e zbuloi veten tani, ishin edhe Patozi, Topalli, Murrizi e Rudina Hajdari që dolën edhe me parti të reja e këto media ju bënë reklamë të madhe veçanërisht 4 vitet e fundit.
    Asnjë nga këto partiçka nuk fitoi qoftë edhe një mandat deputeti.
    Do të fitokërkan votat e PD për kryetarë, këta katër muskëterat e fundit të PS që mohojnë masakrën zgjedhore dhe e quajnë këtë masakër si humbje të PD e fitore të PS.
    Medemek po të kishte qenë Edit Harxhi kryetare e PD, Edi Ramës nuk do ja mbante që të vjedhë e manipulojë zgjedhjet.
    Shoh se po i jepet shumë rëndësi “zbulimit të madh” të Harxhit se Bashës i qenka hequr viza për në SHBA që në vitin 2017.
    Kur e pyeti Çani se nga ku e dinte ajo këtë, nuk ishte në gjendje të thoshte asgjë konkrete por veç u përgjigj se “këtë e dijnë gjithë shqiptarët”.
    Pra thjeshtë përhapje e një thashethemnaje që i interesonte asaj.

  5. Dhe thone psataj qe te quhesh kurve duhet te qihesh me gjithe lagjen. Jo nuk eshte e vertete, se kjo “Baxhella” e verteton vetem me sjellje qe eshte kokrra e kurves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *