• |
ide | kryesore

Bashar al-Assad rizgjidhet president i Sirisë, mandati i katërt në krye të vendit

-Instant, Lajme, Planet



Siç pritej, presidenti sirian Bashar al-Assad u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Diktatori sirian Bashar al-Assad ka fituar një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta. Rezultatet e zgjedhjeve në Siri u shpallën më 27 maj. Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë atribut në opozitë, as shikueshmëri në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave.

Votimi u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kishin quajtur zgjedhjet një farsë, për mungesën e kandidatëve të vërtetë të opozitës dhe kontrolleve të pavarura të procesit. Nga ana e tij, Assad tha se këto akuza ishin “të pavlefshme”. Bashar al-Assad ka qenë në pushtet që nga viti 2000, kur ai mori detyrën nga babai i tij Hafez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *