• |
ide | kryesore

Kina reagon ndaj deklaratave të SHBA-së për origjinën e virusit: Manipulim politik dhe zhvendosje e fajit

-Instant, Lajme, Planet



Kina ka denoncuar përpjekjen amerikane për të vijuar hetimet për origjinën e virusit Covid-19, për të vërtetuar nëse është krijuar apo jo në një laborator në Wuhan. Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai pret brenda 90 ditëve një raport të plotë nga agjencitë amerikane të inteligjencës në lidhje me këtë çështje. Ministri i jashtëm kinez akuzoi SHBA-në për manipulim politik dhe zhvendosje të fajit. Edhe njëherë ai refuzoi çdo mundësi të krijimit të virusit vdekjeprurës në një laborator të qytetit kinez Wuhan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, tha se kjo tregoi që SHBA-ja nuk kujdeset për faktet ose të vërtetën dhe ka zero interes në një studim serioz të bazuar në shkencë mbi origjinën.

“Qëllimi i tyre është të përdorin pandeminë për të ndjekur stigmatizimin, manipulimin politik dhe zhvendosjen e fajit. Ata janë duke mos respektuar shkencën, të papërgjegjshëm ndaj jetës së njerëzve dhe kundërprodhues ndaj përpjekjeve të bashkërenduara për të luftuar virusin”, tha ai.



1 Comment

  1. padrejtesit,,pavarsisht formes,ne opinjon ,po i bejne te lexueshme faktet, thotë:

    sot jemi duke mblellur rendimentin ,e politikave ligjeve praktikave 100 vje çare,ngado,padrejtesija shah mat kunder lojtareve te vet,qe me krijim dhe ullzim ,fjala ka pasqyr vepren si krijim ,kjo eshte e verteta ,e kota nuk ka krijim ,si pasqyr mbeshtetje,dhe quhet mashtrim,po shohim se çdo dit padrejtesija ne zhvillim po i plotson kuptimet me fakte,duke zbuluar autor dhe aktor,kjo eshte fatkeqesi e malle per shekullin qe kemi hyre,mbasi ,pasojat e padrejtesive po i ndjejn gjitha gjallesat,ku nese ky njerzim nuk perqendrohet ne menyre urgjente tek domosdoshmerit,qe te ndalohet ky rragim i ashper ekstrem i ndersjellt i gjitha gjallesave ,nje gje duhet ta kuptojme qe pa qartesi nuk ka gjalleri zgjillje ekujlibra paqe siguri shpres shpetim keto veti i kan vetem vlerat e verteta,nuk rregullohet asgje me luft duke filluar nga shterrja detit vdekur ,deri tek problemet njerzore,por vetem ,me,urtesi angazhim ne dobi me drejtesi hak,kush mendon ndryshe ka deshtuar ,qe ne mendim, ky mendim le ti sherbejn,atyre qe kerkojn zgjillje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *