• |
ide | kryesore

Komisioni hetimor miraton sot raportin për shkarkimin e Presidentit, brenda 7 ditësh për votim në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni hetimor pritet të miratojë sot raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndërsa bëri një përmbledhje të dosjes voluminoze, kreu i Komisionit hetimor, Alket Hyseni tha se Komisioni se ka gjetur dhe dokumentuar të gjitha shkeljet, që sipas tij, ka bërë kreu i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin meta të ndaloje këtë fushatë. Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund.” tha ndër të tjera Hyseni duke iu referuar raportit, për të cilin u shpreh se do i dërgohet Kuvendit për votim brenda 7 ditëve.

“Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushte.

Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, shkruhet në ligjin më të rëndësishëm të vendit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë para zgjedhjeve në zyrat e FRDsë, komisioni hetimor ka ngritur një akuzë ndaj Presidentit Meta se ka shkelur nenin 94 të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.- vijoi Hyseni.

Komisioni hetimor u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë të cilët kërkuan shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Kushtetuta përcakton se për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament nevojiten të paktën 94 vota. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.



1 Comment

  1. Kjo qe po ndodh eshte e padegjuar, e pa perligjur, e pambeshtetur dhe alla pickellonjash. Te vjen neveri kur sheh qe ne komision ka dhe juriste, por nuk zhgenjehesh sepse tek e fundit produkt i kristalit & co jane, dmth kokrrat e kara-kurvave.

    Presidenti eshte Institucion (dhe jo zyre patronazhi) pavaresisht se cili eshte ne kete detyre (e kane zgjedhur vete) !

    Juridikisht:

    Se pari, ketij parlamenti i ka mbaruar mandati per keto lloj ceshtjesh, (lexo me kujdes kushtetuten….), imagjino Komisioni, qe eshte derivat (kompelmentar+ndihmes) vetem ne ceshtjet e ligjit e jo te kushtetutes !

    Se dyti, Anetaresia e zgjedhur ose ndryshe e emeruar ne kete komision, jane jashte “Mandatit” qe i ka dhene sovrani ! (te gjithe keta rrezikojne BURGUN NESER ne kuptimin e vertete te fjales, nese do te kete drejtesi), shih Kodin Penal mbi marrjen e kompetencave………

    Se treti, ky Parlament (jo komisioni) mund te mblidhet vetem:
    1. Ne raste Lufte (dhe dihet si jane komeptencat)
    2. Ne raste te gjendjes se jashtezakonshme, me specifike, kur ekzekutivi nuk mund te ushtroje kompetencat ne
    territorin e Republikes se Shqiperise, ………… e dine disa kete rast…

    Se katerti, Qershia mbi Torte: Komisioni i Venecias ( ku ne si shtet “urdherohemi” te zbatojme rekomandimet e tyre) e ka shprehur opinionin e tij Boterisht dhe e zeza mbi te bardhe te shkruar per deputet-dhjeret injorante: “Institucioni i Presidentit (jo emri ose individi) nuk PREKET!!!!

    Se pesti, nese do te ndodhe vertete per shkak te funksionimit normal te drejtesise, MBANI SHENIM: keta qelbesira qe bejne gallate me parate e taksapaguesve shqiptare neser do te jene banoret e rinj te burgut te REÇIT……. , Une do ta jap nje ndihme te vogel, modeste, qe perfundimisht qelbesirat qe tallin menderen me shqiptaret te mos guxojne te bejne te tilla paudhesi !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *