• |
ide | kryesore

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Reagon presidenca: Zero shqetësim, vendimet janë antiligjore

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni hetimor është mbledhur sot për të miratuar raportin përfundimtar për shkarkim e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë një reagim ka ardhur nga presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi.  Këshilltari i Presidentit shkruan se Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë. Blushi thekson se shqetësimi është zero për çdo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të kuvendit njëpartiak.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruan Blushi.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *