• |
ide | kryesore

Krujë/ Gjykata jep 73 vite burg për 13 persona që mbollën kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Krujës, ka dënuar me 73 vite burgim 13 persona që ishin marrë të pandehur nga Prokuroria për akuzën e “Kultivimit të lëndëve narkotike”.

Vendimi është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore e Gjykatës së Krujës, e cila ka gjetur fajtore dhe ka dënuar me burg 13 personat.

Gjashtë nga personat e dënuar, janë anëtarë të familjes Basha në Krujë, të cilët kishin mbjellë hashash në zonat malore të kësaj krahine.

Vetëm në fshatin Shqezë të Krujës, policia ka asgjësuar mbi 800 rrënjë kanabis, e cila ishte kultivuar nga këta persona në disa parcela.

Vendimi i gjykatës është bazuar në pretencën e prokurorit të çështjes, i cili disa seanca më parë kishte kërkuar dënimin me 6 vite burgim të Agron Bashës, me 5 vite burgim të Murat Bashës.

E njëjta masë dënimi është dhënë dhe për Vesel Bashën, i cili u deklarua fajtor me 5 vite burgim.

Pesë vite burgim Gjykata ka dhënë dhe për Ramazan Bashën dhe Ylli Kuqin.

Ndërsa 6 vjet dënim Gjykata ka dhënë për Shpëtim Xekën.

Fadil Karaj është dënuar me 8 vite burgim për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Lista e dënimeve: 

Agron Basha 6 vite burgim

Murat Basha 5 vite burgim

Vesel Basha 5 vite burgim

Ramazan Basha 5 vite burgim

Xhelal Basha 5 vite burgim

Afrim Basha 6 vite burgim

Shpetim Xeka 6 vite burgim

Lutfi Xeka 5 vite burgim

Ylli Kuqi 5 vite burgim

Fadil Karaj 8 vite burgim

Myslim Karaj, 6 vite burgim

Kujtim Kuqi 5 vite burgim

Blerim Imeri 6 vite burgim



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *