• |
ide | kryesore

Mos bëni plane për fundjavën, moti do të ketë surpriza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut do t’i prishin planet pushuesve ditën e dielë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fundjava do nisë të shtunën e ndikuar nga masa ajrore të qendrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Kurse për ditën e dielë, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu lokale kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *