• |
ide | kryesore

Ndizen gjakrat në PD/ Akuza për tradhti për shpalljen e Berishës “non grata” në SHBA

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ka provokuar një përplasje të fortë në PD, dilema për t’u rreshtuar apo jo përkrah Berishës, pas vendimit të SHBA për ta shpallur atë non grata. Lulzim Basha është gjendur përballë një akuze direkte të ish presidentit Bujar Nishani, që i ka dhënë zë dyshimeve sipas të cilave Basha ka qenë në dijeni të vendimit të SHBA dhe është koordinuar në heshtje me ambasadën amerikane. Në një intervistë në News 24, Bujar Nishani tha se Basha e dinte çfarë do të ndodhte dhe për këtë arsye afroi datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD-së.


“Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë. Kjo çështje ka krijuar një shok brenda PD. Se mohojmë dot. Pasi Berisha është themelues i PD dhe për të ka ndjeshmëri” tha Nishani, duke përmendur se Basha është ankuar për Berishën tek ambasdorët. “Ka dhe një thashethemnajë se Basha ankohet para diplomatëve të huaj se ka ndikim nga zoti Berisha”, tha Nishani.


Por çfarë mendon vetë Berisha mbi këto hamendësime? Pas Nishanit, Berisha foli në një intervistë për Oranews, ku konfirmoi se ai kishte qenë kundër afrimit të zgjedhjeve për kreun e PD, por nuk kishte reaguar sepse vota në Këshillin Kombëtar kishte qenë unanime.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Deklarata e Nishanit dhe konfirmimi që dha më pas Berisha duket se ka turbulluar ujërat në kupolën drejtuese të PD-së. Pak para mesnate, Lulzim Basha ka pasur një reagim në të cilin mohon kategorikisht hamendësimet e Nishanit dhe e akuzon atë për shpifje.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj” u shpreh Basha.

Deri më tani Berisha ka folur pak mbi pikëpyetjet e një tradhtie nga brenda PD-së për shpalljen non grata nga SHBA. I pyetur në konferencën për mediat, për qëndrimin zyrtar të PD-së pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai u përgjigj shkurt, duke mbetur edhe ai i paqartë nëse kishte marrë apo jo mbështetjen që priste nga Lulzim Basha. “Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Tani, unë mendoj se Partia Demokratike një qëndrim do ta shprehte. Dhe ai shprehu qëndrimin e Partisë Demokratike. S’mund ta… Dhe unë jam pjesë e asaj partie dhe e atij grupi parlamentar…” tha Berisha.

Në reagimin zyrtar të Partisë Demokratike për shpalljen non grata të Berishës shprehej keqardhja për këtë vendim, por deklarata u hartua me një guhë të butë që ra në sy pasi u krahasua me qëndrimin e fortë, që mbajti presidenti Meta për të njëjtën çështje.⁄Lapsi.al

Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës dhe Metës

18 Comments

  1. Epoka e Berishes eshte mbyllur. Ne PD do bejne sikur i bie te fiket per te, por ne realitet do shohin interesin e tyre. I vdekuri nuk ka interes.

  2. Ohoho çu kënaqëm!! Kshu ju pafsha o zot, keq e më keq, do zoti zhdukeni fare si parti! Kur i boni njoni tjetrit kto pislliqe, imagjino kundershtatit!! Ptuu farë bastarde! Ça i boni Ram gjiganti , i shkaperdheu brinjet!…………………………,,,,,,,,Se desh harrova, si gjithmone robt kush meret me komentin tim!!

  3. E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

    Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.Kohe e ndyre e salihut per ta percare sa me shume pd qe ta kete kollaj per ta perdorur ne sherbim te familjes famekeqe berisha

  4. I vetmi shpetim per PDne qe mos te shkaterrohet si parti eshte zgjedhja e Agron Shehut kryetar,perndryshe PDja rahmet paste…

  5. VAZHDONI ME KOMENTE SI IDIOTE TE KLONUAR, E SI KACIDHE RILINDASISH TE DALE NGA GJERIZI I SIGURIMIT KUQAL QE KA PUSHTUAR SHQIPERINE.

  6. Rasti i Sokol Olldashit pavarësisht glorifikimit që i bëhet post mortum, tregon qartë se partitë politike tek ne janë organizma kriminale që shërbejnë në radhë të parë si mburojë për kryetarët e palëvizshëm prej dekadash dhe familjarët e miqtë e tyre, ndaj vjedhjeve, krimeve, korrupsionit që e kanë në axhendën e aktivitetit të tyre të përditshëm. Olldashi nuk e kuptoi se me marrjen e partisë ai rrezikonte jetën e kryekriminelit berisha dhe familjarëve të tij se do i hiqte mburojën ligjore prandaj berisha u investua tek pederasti dhe njeriu pa dinjitet basha ndërsa olldashi që provoi ti merrte hipotekën familjes berisha vdiq i përmbysur në një lartësi 1.5 m në një makinë super të blinduar,o xixa ishe zhdukur o shpellkar byrektor o kelysh i sigurimit ne sherbim te salihut e tani dhe lulzimes,u ktheve o karelepirsi ekslent i Byrektores ne pd

  7. Dikush me lart shprehte opinionin se do te ndjehej i lumtur nese PD do te shkrihej si force politike. Ne zgjedhjet e fundit kuptuam qe PS dhe PD perfaqesuan thuajse ne menyre te barabartr gjithe elektoratin shqiptar. Pra shkrirja e PD do te thote qe gjysma e elektoratit shqiptar do te jete i paperfaqesuar. Cfare ndodh me tej me “gjigandin Rama”?Cfare do te jete ai Km, Kryetari i Madh, Skenderbe? Te ben te lumtur ky realitet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu