• |
ide | kryesore

Nishani: Berisha është mërzitur me Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka bërë akuza të forta për liderin e selisë blu, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mesa kam kuptuar unë mbi hile dhe intriga të vockla. Në qoftë se Lulzim Basha do të kishte kurajo dhe do të ishte burrë dhe lider siç duhet të jetë dikush, del dhe mban një qëndrim. Lulzim Basha ka kërkuar gjithmonë që përgjegjësinë e dështimeve ta ndajë me Sali Berishën,” – tha Nishani.

I ftuar në “Spotlight” në Vizion+, Nishani ka pohuar se lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka bërë gabim që ka mbështetur Lulzim Bashën.

“Është e vërtetë që ka patur mbështetje nga z.Berisha për Lulzim Bashën. Është ‘ashiqare’ i themi ne shqiptarët. S’e mohoj dot këtë. A ka bërë mirë, a ka bërë keq, nuk e di, historia do ta tregojë. Sot që po flasim, pas 8 viteve opozitë, z.Basha është një dështim. Z.Berisha ka përgjegjësitë e veta morale që e ka mbështetur z.Basha,”- shtoi ai.

Lidhur me garën në PD, kur më 13 qershor pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike, Nishani u shpreh se Berisha është i mërzitur me stanjacionin ku është tashmë selia blu. Sipas Nishanit, Berisha tashmë nuk mbështet asnjë kandidat.

“Ai është i mërzitur me procesin dhe me stanjacionin ku ështëPartia Demokratike. Patjetër edhe me z.Basha, sepse ai është kryetari i partisë dhe ai po e mban të bllokuar, po e mban këtë lloj pengu. Ndryshe nga 2013-ta, unë nuk shoh asnjë angazhim nga z.Berisha për të ndikuar apo për të mbështetur asnjërin prej kandidatëve. Aq më tepër që mbrëmë z.Berisha ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë duke thënë se nuk ishte dhe nuk është koha e garës për kryetarin brenda Partisë Demokratike,”– vijoi më tej.



4 Comments

  1. na plasi kari se eshte merzit Berisha Le te behet gati per burg maloku dhe ta lere politiken se shqiptaret jane plot me kete qelbesire Vucidoli

  2. Ore po ky paska qënë i paftyrë!!Ke e mori vesh??Berisha është personalitet dhe smund të thotë një të tillë e sikur të jetë e vërtetë.Aq po tregohen anti Basha sa thonë të paqëna.Dhe mendoj bëhet qëllimisht.I ka lëshuar Rama apo Amerika se nuk ka kuptim tjetër.

  3. Nuk e kuptoj perse njerezit akoma merren me Berishen.. Nuk i ka bere ndonje nder te madhe ketij vendi..Lereni ne pleqnine e tij. PD dhe e Djathta Shqipetare duhet te dale nga hija e ketij.., duhet ta coje kete vend ne EU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *