• |
ide | kryesore

Policia sqaron çfarë ndodhi në Borsh dhe si u plagos 34-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka hedhur poshtë lajmin e raportuar në të gjitha mediat se në Borsh ka pasur të shtëna armësh dhe është plagosur një person. Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka qenë krejt ndryshe.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *