• |
ide | kryesore

Rama: Skënder Gjinushi më ka hequr alergjinë nga Akademia e Shkencave

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot ne nje aktivitet që është duke u zhvilluar në Akademinë e Shkencave, në të cilin do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi se që prej vitit 2019, Akademia e Shkencave ka pësuar transformim duke u kthyer në të padëshirueshme në të pranueshme. Disa prej meritave ai ia atribuoi kreut të këtij institucioni Skënder Gjinushi duke theksuar se ai i ka hequr alergjinë që ka pasur më parë nga Akademia.


“Të jam mirënjohës (i drejtohet Gjinushit) se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Nuk është sekret që ASH dhe unë skemi patur një dashuri me shikim të parë, as me të dytë dhe as me të tretë. Jam i bindur që ASH do ta gjeja po aty ku ishte në 2017-tën, akoma nuk është aty ku duhet të jetë, por tani të paktën është një institucion i zakonshëm. Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina e zhveshur siç ndodhi nga reforma e 2008 ku çdo institucion u asgjesua dhe për ASH mbetën vetëm detyra honorifike. Merita padyshim i takon profesorit të çliruar më në fund nga politika.” tha Rama.


 

 

9 Comments

  1. Eee pallosh groshe eee po me alergjik se ju a ka me💩si esht e mundur nje injorant me shkolle vizatimi thote qe ka patur alergji nga ASh.🙈si do qe te ishte A Sh esht 10000 shkalle me lart se ju.Ik se na qave barkun ik, po mos flasesh s te njeh njeri se kush 💩💩 jeni.

  2. Lideri global, eshte figure poliedrike, krejt si babai shpirteror.

    Ky ben shkencetarin, sportistin, diellin dhe shiun.

    Njeriu me antishqiptar qe mund te kete ekzistuar ndonjehere, percaresi dhe intriganti me I paskrupullt dhe mbi te gjitha hajn dhe i korruptuar deri ne palce.

    Oborrtaret i bejne fresk, sepse duan te mbrojne privilegjet dhe pasurine e vjedhur, rilindasit e votojne se jane militante te verber dhe nuk shohin c’ka perreth, te tjeret ngrohen ne diell…

    Kjo eshte panorama shqiptare e 2021…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu