• |
ide | kryesore

Vendimi/ Ndryshon gjoba për ata që kapen me makinë pas orës policore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas lehtësimit të masave antiCovid qeveria ka ndryshuar edhe penaliteti me 3 vite bllokim patente dhe mjeti për mosrespektim të orës policore.

Sipas ndryshimeve në aktin normativ të mars 2020 tani kush nuk respekton orën policore do të ndëshkohet me pezullim patente 1 muaj si dhe ne gjobë si masë.

Mësohet se vetëm në Tiranë për periudhën mars 2020 deri në mars 2021 janë 160 ankime në gjykatën administrative për patenta të bllokuara në Tiranë me masën 3 vite.

AKT NORMATIV

Nr.23, datë 26.5.2021

PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJENE MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 7/2, fjalia “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00” zëvendësohet me “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga CoronaVirus”.

b) Në pikën 11, fjalët “…dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit” zëvendësohen me “…dënohen me masë administrative me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *