• |
ide | kryesore

Operacion antikanabis në Krujë, krerët e policisë në terren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka nisur një operacion në Krujë dhe në fshatrat përreth për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona. Sipas News 24, operacioni, ku janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH, është përqendruar në fshatin Nikël.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle në terren, në sera dhe magazina, ndërsa raportohet se deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi.

Aktualisht policia po vijon aksionin, ku të pranishëm në teren janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *