• |
ide | kryesore

Simone Inzaghi firmos kontratën me Inter: tifozët e Lazios i dërgojnë mesazh

-Instant, Sport



Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri piacentin ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me zikaltrit deri më 30 qershor 2023 dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Në Milano tekniku do të përfitojë një pagë prej 4 milion në sezon. Janë thyer edhe rezistanecat e fundit të presidentit Lotito: do të jetë Inzaghi ai që do të marrë trashëgiminë e Antonio Contes dhe do të ulet në pankinën e skuadrës kampione në fuqi të Italisë.

Claudio Lotito, i djegur dhe i zhgënjyer nga “tradhëtia” e trajnerit të tij, u përpoq të bënte mur deri në fund, por zgjedhja ishte bërë. Është përcaktuar edhe stafi i tij. Farris do të jetë akoma zëvendës, me bashkëpunëtorët teknikë Cecchi (taktik) dhe Rocchini. Roli i analistit të ndeshjeve do të jetë për Cerasaro, ndërsa Përgatitësi atletik Ripert. Për ardhjen e Simone Inzaghi te Inter “po punohet për të gjetur një zgjidhje të saktë, kemi besim. Gjëja e rëndësishme është të themi se ne kemi një plan dhe një strategji – tha administratori i Inter Alessandro Antonello – Ne jemi të sigurt që do të jemi në gjendje të garantojmë një performancë sportive që përputhet me nivelin e ekipit që sapo ka fituar kampionatin. ”

TIFOZËT BARDHEKALTËR: “FALEMINDERIT, NUK KONTESTOJMË ZGJEDHJEN”
Tifozët e Lazios përshëndesin Simone Inzaghi me këtë deklaratë: “Njëzet e dy vjet me shqiponjën e Lazios në gjoks, së pari si lojtar, pastaj si trajner. Ke fituar shumë, ke vuajtur dhe je gëzuar me ne, ke folur gjithmonë si tifoz dhe jo si një teknik i thjeshtë. Ke treguar dashurinë për fanellën, historinë tonë, idealin tonë. Me krenari dhe shpirt të përkatësisë, por mbi të gjitha me respekt. Për këtë ne të falënderojmë, për të gjitha këto vite që jetuam së bashku dhe gjithashtu për këtë ne kurrë nuk mund ta kontestojmë zgjedhjen tënde. Me respekt dhe vlerësim, fat të mbarë trajner. Në futboll nuk ka flamuj, përveç atij që tifozi sjell në stadium çdo të diel”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *