• |
ide | kryesore

Tuchel feston Championsin e tij: “E fituam me bindje, fat e sjelljen e duhur”

-Instant, Sport



Pas triumfit në Champions League, Tuchel mund ti gëzohet arritjes, pikërisht kur dukej një nga sezonet e tij më të vështirë. “Ne e fituam këtë ndeshje falë grupit, me bindje, pak fat dhe sjelljen e duhur – shpjegoi trajneri i Chelsea-. Bëmë presing lart dhe ishte e vështirë të luanim kundër City. Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet – shtoi ai -. Kur fillova të bëj trajnerin nuk e mendoja se mund ta ngrija lart këtë kupë. Vitin e kaluar ishte një zhgënjim, kjo është një rilindje”.

“Ishte ndeshja më e rëndësishme, një finale e jashtëzakonshme dhe ne e fituam, është e pabesueshme – shtoi Tuchel -. Unë jam shumë krenar, por isha krenar edhe më parë, sepse kam besim të plotë në këtë grup”. “Ne e dinim shumë mirë që nuk ishim favoritët, por ne jemi një grup shumë, shumë i fortë, të gjithë jemi të bashkuar dhe kështu gjithçka bëhet e mundur”, vazhdoi tekniku i Chelsea. “Ne e mundëm City dy herë, mes kampionatit dhe kupës, tani e bëmë për herë të tretë – vazhdoi ai -. Zakonisht ne e mbajmë topin më shumë, por ishte e vështirë për ta bërë këtë në minutat e para të ndeshjes. Pas përfundimit të pjesës së parë shkoi më mirë, krijuam disa kundërsulme shumë të rrezikshme, por ishte një betejë shumë e ashpër” përfundoi gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *