• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea kampion i Europës: Tuchel mund Guardiolën 1-0 me golin e Havertz

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video



Chelsea është kampion i Evropës, duke fituar Champions League për herë të dytë në historinë e tyre. Në finalen angleze në Porto, ekipi i Tuchel mundi Manchester City me rezultatin 1-0 falë një goli në minutën e 42 nga Havertz në një vertikalizim perfekt të Mount. City i Guardiolas, në finalen e parë të kompeticionit, nuk gjeti reagimin në pjesën e dytë duke u përplasur me prapavijën e organizuar të Blues. Nëntë vjet pas Roberto Di Matteos, një tjetër trajner zëvendësues me sezonin në vazhdim ia del. Mbërriti në Londër Thomas Tuchel dhe Chelsea fitoi Champions League e dytë në historinë e tyre, duke fituar një tjetër finale si jofavoritë, këtë herë kundër Manchester City të Pep Guardiolas. Vendosi goli i Havertz në minutën e 42 dhe është një verdikt i merituar: në 90′ Blues ishin superiorë ndaj Citizens.

Intensiteti i madh dhe ritmi i çmendur ishin gjërat e para që tërhoqën vëmendjen. Jo të gjitha veprimet janë perfekte, por londinezët patën një kërkim të vazhdueshëm të cilësisë në intensitet loje. Të rinjtë nuk kishin frikë të rrezikonin me veprime individuale: 22-vjeçari Mount nxorri para porte 21-vjeçarin Havertz. Sterling shpenzoi shansin e parë, por edhe Werner nuk bëri ndryshe. Chelsea bën keq në kundërsulm dhe kalon në avantazh me Havertz me meritë në fund të pjesës së parë. Në të dytën City zhgënjeu edhe më shumë: të thirrur në reagimin e një ekipi të madh, skuadra e Guardiolas në të vërtetë bëri shumë pak. Blues ishin gjithmonë në kontroll: për tu shënuar një ndërhyrje shpëtimtare e Azpilicueta, aktivizimet e kota të Gabriel Jesus dhe Agueros. E ishte Pulisic që dështoi të bënte 2-0. E drejtë që në fund të festonte Tuchel dhe Chelsea…

Chelsea fiton kështu me një gol të mrekullueshëm, të ndërtuar në boshtin Mendy (rivënie e saktë me këmbë) -Chilwell (intuitë e shkëlqyer e pasimit direkt) -Mount (top në thellësi që kapi në befasi rreshtimin e keq të mbrojtjes së City) – Havertz, që zgjodhi ndeshjen më të rëndë për të shënuar golin e parë në Champions League me Chelsea. Por ishin njëmbëdhjetë të besuarit e Tuchel që luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Kanté ishte më i miri në fushë për mënyrën se si dominoi në mes, Azplicueta konfirmoi veten si një siguri në takime të rëndësishme, Werner humb dy raste të qarta para portës por hapi hapësira themelore, Christensen zëvendësoi shumë mirë të dëmtuarin Thiago Silva me ndeshjen ende 0- 0. Chelsea, siç u ka ndodhur gjithmonë atyre në këtë Champions League, gjeti një mënyrë për të mbyllur hendekun me rivalët, të cilët në letër kishin më shumë armë. E Tuchel në këto 90′ fitoi duelin me Pep Guardiolan, për të cilin Champions post-Barça vazhdon të mbetet tabu.

Ndoshta mund edhe të jetë e kuptueshme për një ekip që shkoi për herë të parë në historinë e saj në finale, por Citizens ishin përsëri zhgënjyes në Ligën e Kampionëve. Mbetet si naiviteti difensiv, ashtu edhe një prirje e caktuar për të luajtur keq ndeshjet që kanë rëndësi. Në fakt Mendy, me përjashtim të disa daljeve të mira, ka një mbrëmje shumë të qetë. Stonojnë De Bruyne, Bernardo Silva, Foden dhe Gundogan, mungoi një lider ku skuadra të mbështetej kur gjërat nuk shkojnë mirë.



4 Comments

  1. Sot, me shpalljen e Berishës ‘minues i demokracisë’ dhe ‘familje kriminale’, ‘i përshirë në korrupsion të madh’, PD-së i kanë dalë brinjët. Luli as do të japë dorëheqje, as do të zgjidhet.

    Luli do të emërohet kryetar i PD, sa të jetë Berisha këndej pari. PD-në e merr me vete Berisha në rrugën për ku është nisur pas krimeve 30 vjeçare”,

  2. Ahahahaha…edhe ne shkrimin sportiv per finalen e UEFA Champions League do dale Ethem Lalaj ish-kapterri rrotkarist dhe do beje ate detyre qe ka, kopje te diarreve qe gatuan Mender Baze te uturaku TemA, ku ka dhjere shume vite Berisha e ku tani dhjet Rama.

  3. Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.Ja dhe dy karelepirsat e kriminelit serb salih karaxhic berisha qe nuk lek e rast pa e lepire kete Qen rrugesh,hani mut tani e vemjet e kermes salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *