• |
ide | kryesore

Vlorë/ Makina përplas fëmijën 10 vjeç, dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë tip “Golf” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër, ndërsa i mituri ka qenë duke kaluar rrugën. Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e rëndë. Fëmija ndodhet aktualisht në sallën e operacionit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *