• |
ide | kryesore

Analiza e fakteve/ Llalla, Mediu, Meta, ç’po ndodh me proceset e reja të drejtësisë?

-Instant, Kryesore



Pasi Prokuroria e Tiranës vendosi me një kërkesë të policisë, pa fakte dhe prova të reja, të hapë edhe njëherë çështjen e vrasjeve politike të 21 janarit, një pyetje retorike po gëlon në ajër: çfarë po ndodh me drejtësinë? Po të shikosh kronikën e muajit të fundit duket sikur prokuroria dhe gjykatat i kanë futur marshin e pestë për të rikthyer çështje që flinin në sirtarë prej kohësh. 

21 janari, Gërdeci, gjykimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, sekuestrimi i pasurive të ish gjykatësve të lartë dhe kushtetues. Por jo vetëm kaq. Këtë muaj duket se është zgjuar edhe Gjykata Kushtetuese. Brenda pak ditësh ajo njoftoi se ka marrë vendim për konfliktin mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, lidhur me mos dekretimin e ish kandidatit për ministër të jashtëm, Gent Cakaj. Menjëherë më pas ajo shpalli se do të gjykojë shumë shpejt edhe çështjen e çdekretimit nga Meta, të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, që përfunduan më pas në votime moniste.  

Lexo me tej:

Andi Bushati:Pesë rreziqet e mandatit të tretë

Po të shikosh kalendarin e asj që ka ndodhur, përkimet janë të frikshme. Në 28 prill SPAK vendosi sekuestrimin e paurive për Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë).

Drejtësia e re sekuestron pasuritë e tre ish-gjyqtarëve të lartë

6 maj, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  kërkoi rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin tragjik të Gërdecit më 15 mars 2008.

SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë për rinisjen e gjykimit të tragjedisë së Gërdecit, pas kallëzimit të familjes Durda për Fatmir Mediun

20 maj, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Gjykata dënoi me 2 vite burg Llallën: Dënimi, në një burg të sigurisë së zakonshme

27 maj, Prokuroria e Tiranës i tha po kërkesës së policisë për të hapur hetimet për dy nga të vrarët e 21 janarit vdekjet e të cilëve kanë mbetur pa autor: Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Po ti shtosh kësaj axhende të ngjashur me ngjarje të mëdha për drejtësinë edhe hapjen brenda majit të dy gjykimeve për konfliketet president- kryeministër nga Gjykata Kushtetuese, duket qartas që ka një zgjim të rrufeshëm të institucioneve që qëndronin në letargji prej vitesh. Por, interesant është fakti se kjo breshëri çështjesh përkon vetëm me një datë: atë të përfundimit të zgjedhjeve.

E këtu problemi fillon e bëhet shqetësues, pasi kaq shumë përkime vështirv të jenë të rastësishme? 

A mos kanë pritur edhe institucionete e reja, të sapodala nga reforma në drejtësi, pavarura në letër, rezultatin e 25 prillit për tu vënë në punë? A mos kalendari i tyre i drejtësisë paskësh qenë i lidhur me atë të politikës: shohim njëherë kush fiton dhe pastaj vendosim si do veprojmë?

Natyrisht, çdo njeri me bonsens është i bindur se edhe pasuritë e pajustifikuara të gjyqtarëve duhet të kalojnë në sitë edhe Fatmir Mediu nuk mund ti’a hedhe pa kaluar në një proces për Gërdecin edhe vrasjes së dy prej katër viktimave të 21 janarit i duhet shkuar deri në fund. 

Por problemi nuk është këtu. Shqetësues mbetet fakti se e gjithë kjo stuhi, me goditje të përqëndruar, filloi pas 25 prillit dhe fitores së rilindjes. Dhe më keq akoma të gjithë ata që janë vënë në shënjestrën e drejtësisë vijnë nga radhët e kundërshtarëve apo të anatemuarve nga fituesit e zgjedhjeve. Nëse opozita, forca të tjera të pavaruara dhe shoqëria civile kanë bërë mbi 50 denoncime në SPAK për, korrupsionin, krimet elektorale abuzimet e pushtetit, asnjë prej tyre nuk është bërë pjesë e kësaj vale të vendosjes së drejtësisë. Prandaj ajo që po ndodh ditët e fundit ngre në mënyrë legjitime pyetjen: A kemi hyrë në një fazë të vendosjes së drejtësisë, apo mos valë është hapur epoka e përdorimit politik të saj, nga fituesit e zgjedhjeve.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. RROFTE VETINGU
    U FITUA MANDATI? DIHET SE NGA SHKOJNE GRBITQARET.
    RROFTE MANDATI I TRETE , RROFSHIN KURVAT ME DINJITET

    1. Keni harruar te permendeni kriminelin Sali Berisha.Ai eshte
      i pari qe duhet te gjykohet dhe denohet per Gerdecin dhe shume krime te tjera

    1. E mor Muti Kristaqit, po te ngjallej Enveri llumi i mutit ku je katandisur do te ishte lluks jo vetem per ty por per gjithe soin dhe sorollopin tend.

      1. Dikan shqip bastardet pa emra??????
        Ia ke marre ne goje Tao Palles sot per mengjes??
        Piji ilacet!

        1. Ndersa aty ne llumin ku ndodhesh ti mua s’me mbetet gje tjeter vecse t’i fus nje litar mut c’do mengjes dhe ne kete rast i bej nder shoqerise per mbajtjen gjalle te kafsheve qe absorbojne fekalet, me Taon fshij bythen.

  2. Bjeri Lapsi se i bi bukur!

    Po ta kishin bere perpara, do kishit nxjerre, me germa te medha : Drejtesia e re kerkon te influencoje zgjedhjet!!!

    Pastaj tek lista e « fakteve » per manipulimin e zgjedhjeve do kishit fut kte edhe Blinkenin (nqs do kish pas fatkeqsine te shpallte ate muhabetin e Berishes perpara)

  3. Pse qenke shqetesuar kaq shume o Bushat,a nuk thoshit deri dje se pse nuk e futen ne burg Berishen,Mediun etj.duke akuzuar Ramen qe nuk do te beje drejtesi?Ja pra qe me ne fund vetingu i dha rezultatet dhe me pastrimin e drejtesise nga gjykatesit militante te plepave,drejtesia do te vihet ne vend dhe qe te vihet ne vend fillohet nga koka e jo nga kembet,pra fillohet me çeshtjet e vjetra te mbyllura brutalisht dhe vazhdohet me te rejat,pra me radhe e me sere do ta hane te tere…

  4. Sepse me vjen ndermend nje film i vjeter Shqiptar:”Asgje nuk harrohet”dhe sepse ai personazhi kryesor qe kishte lyer duart me gjak dhe pastaj u be partizan dhe me vone vrau deshmitarin kryesor qe mos te zbulohej me kujton Berishen qe nga komunist u konvertua ne demokrat dhe vrau te gjithe ata qe i dolen kundra si p.sh. A.Hajdarin,G.Pashkon,A.Spahine,S.Olldashin,Haklajt,R.Hoxhen etj.etj.

  5. Asgje nuk do harrohet dhe per Ramazon Pordhen, betonim Tiranes dhe pastrimi i lekeve , vdekja e Tanit te Topit, Vajdinit, Santos etj

    1. Amerika e filloje me superkriminelin Berisha dhe do vazhdoje me vone me kriminelat Meta ,Basha dhe servilave qorr te tyre

  6. Kjo është drejtësia e re të bën gjëmën kur nuk ke pushtet është fiks siç e gatuan ustallarët e reformës në drejtësi në shërbim të pushtetit, mjerë ata gjygjtarë e prokurorë, do të jenë viktimat e para të padronëve të tyre .

  7. Rasti i Sokol Olldashit pavarësisht glorifikimit që i bëhet post mortum, tregon qartë se partitë politike tek ne janë organizma kriminale që shërbejnë në radhë të parë si mburojë për kryetarët e palëvizshëm prej dekadash dhe familjarët e miqtë e tyre, ndaj vjedhjeve, krimeve, korrupsionit që e kanë në axhendën e aktivitetit të tyre të përditshëm. Olldashi nuk e kuptoi se me marrjen e partisë ai rrezikonte jetën e kryekriminelit berisha dhe familjarëve të tij se do i hiqte mburojën ligjore prandaj berisha u investua tek pederasti dhe njeriu pa dinjitet basha ndërsa olldashi që provoi ti merrte hipotekën familjes berisha vdiq i përmbysur në një lartësi 1.5 m në një makinë super të blinduar,per ju te lapsit hall pse nuk i kishin hapur,hall tani qe po fillojne te hapen,gazetari e zonja quhet kjo,jane me rradhe punet,ne fillim ata qe kane vrare e kercenuar perdhunuar qytetare,pastaj ……….

  8. Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.

  9. Cfare texti ju te Lapsi.al, dmth nje tentative per vjedhje/blerje vote eshte e barabarte me miliarda qe ju vodhen shqiptareve ne 97, me 26 te vdekur ne gerdec, dhe me te vraret e te plagosurit e 21 Janarit???

    Pse nuk analizoni se usa po e fillon te bej shembull, te parin, ate qe e filloi historine e re te demokracise Shqiptare (por e filloi keq mesa duket).

    Apo donit edhe disa vjet heshtje qe te parashkruhen te gjitha dhe mos te kete asnje fajtor per gjithshka ndodhi, e ne te kenaqemi me 5 veta te denuar per vjedhje/blerje vote dhe drejtesia u vu ne vend…mesa duket keni marre ndonje fushate lekesh edhe ju nga ndonje pale qe ju intereson qe kjo mos te ndodhi, por une sbesoj se uas eshte nje vegel ne doren e Rames (do ishte nje turp per fuqi sh me te medha se Shqiperia, nese Rama do arrinte te perdorte usan per eleminimin e opozites, dhe psh Rusia sdo mundte dot ta bente usen per vete), Por nese vertet Rama e ka Usa si vegel, atehere ju mbetet vec ta pranoni se skeni cfare ti beni…por kjo eshte dicka qe nuk ndodh, loje femijesh dhe ju qe kerkoni te beni analogji te tilla eshte non sens.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *