• |
ide | kryesore

Dy aktorët e serialit ‘Friends’, kushërinj me njëri tjetrin

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë kushërinj.

E gjitha nisi pasi  studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një kërkim dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.Roi Mandel, kreu i kërkimit në “MyHerorage” u shpreh për “CNN” se Ellen dhe dy djemtë e saj emigruan nga Anglia në Amerikë në 1635. Një djalë, Roger, është një paraardhës i drejtpërdrejtë i Courteney, dhe djali i dytë, William, është një paraardhës i drejtpërdrejtë i Matthew.”Ne kemi hyrë në këtë lidhje shumë thellë, kemi kontrolluar çdo emër. Gjetëm shumë të dhëna që e mbështesin atë dhe kemi besim se ato janë të lidhura. Jo vetëm që Perry dhe Cox janë të afërt, por Lady Gaga është gjithashtu një anëtare e largët e trungut të tyre familjar”, deklaruan ekspertët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *