• |
ide | kryesore

Foden e James, nga sfidat e moshës në finalen e Champions: kjo është foto që u bë virale

-Instant, Sport

Anglezë, të rinj, të fortë e në finalen e Champions League. Mbrojtësi i Chelsea, Reece James dhe mesfushori i Manchester City, Phil Foden u takuan në ndeshjen e luajtur në Estadio Do Dragao në Porto dhe sigurisht që nuk ishte hera e parë, siç dëshmohet nga fotografia e postuar nga vetë James në Twitter. Në foton e shpërndarë nga mbrojtësi i datëlindjes ’99, James shihet në një duel me një Phil Foden shumë të ri, në një ndeshje mes ekipeve të moshave të Chelsea dhe Manchester City. Ndeshja daton në vitin 2014, kur të dy djemtë ishin vetëm 14 vjeç. Të dy, në fakt, kanë lindur me disa muaj diferencë: në dhjetor 1999 Reece James, në maj 2000 Phil Foden. Nga ekipet e të rinjve deri në finalen e Champions League, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu