• |
ide | kryesore

“Frakturë e dyfishtë” për De Bruyne, fyerje raciste ndaj Sterling e Walker: City bën bilancin pas finales së humbur

-Instant, Sport



“Përshëndetje djema, sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Tani ndihem mirë. Padyshim që jam ende i zhgënjyer për dje, por do të kthehemi sërisht në finale”. Kevin de Bruyne, i cili doli në lot nga finalja e Do Dragaos, për shkak të një përplasjeje të dhunshme (rastësore) me Antonio Rudiger, ka dashur të qetësojë tifozët e Manchester City mbi gjendjen e tij, duke mbajtur lart edhe moralin, pas një humbje me peshë.

Për Citizens është koha të bëjnë bilancin pas disfatës me Chelsean dhe gjërat nuk duken shumë mirë. Dëmtimi i mesfushorit belg mënjanë, klubi i Manchester është i shqetësuar edhe për dy lojtarë të tjerë. Raheem Sterling e Kyle Walker kanë qenë viktimë e fyerjeve raciste pas humbjes në finalen e Champions League. Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sports. Një seri me ‘emoji’ me majmun janë publikuar në profilin në Instagram të të dy lojtarëve. Sulmuesi anglez ka qenë edhe më parë viktimë e këtyre lloj fyerjesh, që pas gjysëmfinales së Champions League me Paris Saint-Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *