• |
ide | kryesore

Guardiola, deklaratë revanshi: “Sezon i jashtëzakonshëm, kemi dëshirë ta riprovojmë”

-Instant, Sport



Asnjë arritje në Ligën e Kampionëve, Manchester City u dorëzua në finale kundër Chelsea të Tuchel: “Por mbetet një sezon i jashtëzakonshëm, ishte hera e parë që përballeshim me finalen – komentoi Pep Guardiola në fund të ndeshjes -. Në pjesën e dytë ne ishim fantastikë dhe të guximshëm, por nuk përfituam nga shanset që krijuam. Përse goditëm portën pak? Mahrez kishte një shans në fund… Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm, shpresojmë të jemi këtu përsëri në të ardhmen. ”

Trajneri spanjoll, që nuk njeh sukses në Champions që pas eksperiencës me Barcelonën, vazhdoi: “Unë rreshtova në fushë atë që mendoja se ishte skuadra më e mirë, pastaj De Bruyne u lëndua, por kjo mund të ndodhë në një ndeshje. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë, ishte një ndeshje shumë e luftuar, Chelsea është një ekip i shkëlqyer. Nëse analizojmë ndeshjen, jemi të trishtuar, natyrisht, duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi këtë mbrëmje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *