• |
ide | kryesore

“Jam në ekipin më të mirë në Shqipëri”: Ismajlgeci i përqendruar te Andorra dhe jo merkato

-Instant, Sport



“Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri”. Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i majtë që aktivizohet me ekipin e Tiranës foli për objektivat e skuadrës në këtë edicion, grupin, eksperiencën me ekipin A dhe synimet personale.

Edhe pse është një nga lojtarët më të lakuar për tu larguar nga bardheblutë, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me performancat e bëra në sezonin e fundit, për momentin Ismajlgeci është i përqendruar vetëm te Andorra: “Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqëndruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët”.

I grumbulluar me U-21 për dy ndeshjet e qershorit kundër Andorrës e Bullgarisë, mbrojtësi është shprehur se synon vendin e dytë në grup: “Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët. Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mire”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndërsa më 8 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, po në transfertë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *