• |
ide | kryesore

Kupa/ “Duhet të pështyjnë gjak për të na kaluar”: tekniku i Skënderbeut paralajmëron Vllazninë

-Instant, Sport



“Mund të dukemi ekip i lehtë, por nuk jemi aspak të tillë. Për të na kaluar në finale do ti duhet të pështyjnë gjak”. nuk luan lojëra fjalësh tekniku i Skënderbeut, Migen Memelli, për të treguar se bardhekuqtë janë të gatshëm të luftojnë deri në fund, përpara se të heqin dorë nga trofeu. Diferenca në renditje mund të jetë iluzionuese, por në përballjen e Kupës asgjë nuk vlen përvec faktit se do të jetë një betejë e vërtetë. “Jemi të gatshëm të japim maksimumin, për të arritur një trofe që ka shumë rëndësi për ne” theksoi Memelli.

Në lojë është një finale, është një trofe, por mbi të gjitha është krenaria se edhe në sezonin më të vështirë të Skënderbeut, mentaliteti vazhdon të jetë ai fitues: “Nuk ndihemi aspak inferiorë – tha trajneri në konferencë për shtyp -. Nuk duhet harruar historia e Skënderbeut, që thotë se është e përshtatshme për ndeshje si kjo”.

Korcarët janë në kërkim të trofeut të dytë të Kupës së Shqipërisë, pas atij të fituar në sezonin 2017-18. Nuk është është kompeticioni i favorshëm për Skënderbeun, i mundur 5 herë në finale, por këtë statistikë Memelli shpreson ta ndryshojë, duke filluar nga nesër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *