• |
ide | kryesore

Kurbin/ Makina përplas për vdekje një 35-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin.

Një makinë ka përplasur për vdekje 35-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *