• |
ide | kryesore

Policia ju sheh me dron/ 93 gjoba në 1 orë në aksin Rrogozhinë – Elbasan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka vendosur të monitorojë me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Këtë të diel, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore u ndal në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.Te gjithe shpellkaret qe nuk zbatijne rregullat e qarkullimit rrugor shkerdhejuani fisin,sepse po marin jete njerzish neper rruget e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *