• |
ide | kryesore

VIDEO PREKESE/ Nëna e shqiptarit të vrarë në Athinë vajton në mes të rrugës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar shqiptar u ekzekutua këtë të diel në qendër të Athinës. Aristidh Papa qëllua teksa pinte kafe në një lokal. Autori i është afruar dhe e ka qëlluar me të paktën 8 plumba, disa prej të cilëve e kanë kapur në kokë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku nëna e shqiptarit shihet në vendin e krimit, teksa qan dhe vajton me zë. 

“Ari im! Të hëngrën shqiptarët. Ari im! Je në shtëpi? Pse dashuria ime? Pse djali im, pse? Ari im! Djali im i bukur! Eja ne shtepi djali im! Ku eshte policia? Ku jane vrasesit qe me vrane djalin? I njohin por nuk duan ti kapin. Çfarë të bënë o bir! O dashuri e nënës…!” – thotë ajo ndër të tjera.

Mediat greke thonë se autori është larguar qetësisht pas vrasjes. Ai ka marrë një taksi dhe ka humbur gjurmët.

Aristidh Papa rezulton një person me precedentë penalë dhe që ishte dënuar më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash.

Të njëjtat burime shkruajnë se ai lëvizte me jelek antiplumb dhe u kishte shpëtuar 3 atentateve në të kaluarën. ©LAPSI.al

https://youtu.be/nBAPqTCbIr4



12 Comments

  1. Nuk kuptova asgje çfare po thote.
    Lajmi thote eshte vrare nje shqiptar. E ema po e qan ne gjuhen ametare.

  2. Me vjen keq per kete nene. Me vjen ket djalin qe u vra sic vtiten shume shqiptare ne moshe te re. Jemi bere nje komb per tu meshiruar, aq sa mohojme edhe gjuhen e nenes, dhe qajme greqisht.

  3. Po qan ne greqish nje kriminel duke akuzuar prape shqipetaret..I biri ka vrare e ka prere, dhe prape fajin ja kane shqipetaret!

  4. Ik moj Kareee! Po te ishe nene do e kishe edukuar mutin mos te vidhte e vriste! Me nxjerre lote per mutin qe me siguri i ka hy ne hak dikujt. Nje mut me pak ne kete bote!

  5. Video prekese!?
    Nje plake qelbesire qe rriti nje kriminel, po qan tani qe ai mori ate qe meritonte.
    Po shqiptaret pse duhen share, per me teper ne gjuhen greke?
    Edhe kur i vrasin djalin, nuk sheh hallin qe e ka zene por ben propaganden e grekut idiotja.
    He, se do te japin ndonje lefta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *