• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Jorginhos: kjo ndodh kur bastet i vënë futbollistët

-Instant, Sport, Video



Një finale e fituar dhe arritja e trofeut më të rëndësishëm për klube. Kaq mjafton për tu ekzaltuar, aq sa për të bërë dicka që futbollistëve nuk iu lejohet: të vënë baste. Mesfushori i Chelsea, italo-braziliani Jorginho i kishte premtuar në një bast gazetarit të TNT Sport Fredd Caldeira se në rast se Blues do të fitonin Champions League ai do të hiqte mjekrën live.

Ndoshta kur premtoi dicka të tillë Jorginho nuk mendonte se londinezët kishin vërtetë mundësinë tia dilnin, duke qenë se ishin outsider në kompeticion, apo edhe nëse besonte vërtetë, një trofe i tillë meriton një sakrificë të tillë. E kështu, pas ndeshjes, Calderia u kujdes personalisht që me një makinë rroje ta linte italianin pa mjekër. Por nuk kishte parashikuar kundërpërgjigjen e italianit, që më pas u bë virale në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *