• |
ide | kryesore

Xhaka i kthen komplimentet Mourinhos: “Krenar për interesimin e tij, ai di si fitohet”

-Instant, Sport



“Kam lexuar në lidhje me interesimin e Romës, kjo më bën krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që di të fitojë tituj, mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit”. Granit Xhaka i shkel syrin trajnerit portugez, i cili ka vendosur emrin e shqiptarit në krye të listës për të forcuar mesfushën e verdhekuqve. “Unë kam edhe dy vjet kontratë në Londër dhe te Arsenal e dinë se çfarë mund të jap – shtoi mesfushori i përfaqësueses zvicerane i lindur në vitin 1992, në faqen zvicerane blick.ch – Kur të vijë koha ose nëse duhet të flasim për një transferim, unë do të jem gati”. Xhaka vlerësohet nga Arsenali rreth 25 milionë euro.

Ka nga ata që admirojnë Mourinhon nga larg dhe nga ata që mezi presin të fillojnë të punojnë me të: “Do të qëndroj padiskutim te Roma, jam i lumtur këtu dhe me të vërtetë dua të luaj me Mourinhon. Mezi presim të fillojmë sezonin dhe të njihemi me metodën e tij të punës, shpresoj se ai do të jetë në gjendje të na sjellë mentalitetin e tij fitues – tha Gonzalo Villar nga grumbullimi i Spanjës nën 21 vjeç, në radion spanjolle Cope, që nuk harroi të thumbojë edhe rivalët e qytetit të Lazios: “Nëse tifozët lacialë në Romë janë çmendur nga ardhja e Mourinho te verdhekuqtë? Po, ata pak që janë… “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *