• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla kërcënon Edi Ramën: Materiale ka, të bollshme…!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në prag të një vendimi përfundimtar të gjykatës, që mund ta çojë drejt një dënimi me dy vite burg, Adriatik Llalla i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama ndërsa fliste me Çim Pekën në Syri Tv. Llalla foli për “materiale të bollshme” që ka në dispozicion kur u pyet nëse ka pasur kontakt me materiale kompromentuese për politikanë vendas apo diplomatë të huaj, që mund të shkaktojnë tërmet në politikë.

Peka u kujdes të bëjë diferencën me çantën e zezë të Spartak Brahos dhe Llalla iu përgjigj se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kur ishte në krye të prokurorisë së përgjithshme ka pasur komunikim me drejtuesit e SHISH. Rastet kur Llalla tha se ka qenë i përfshirë në këto çështje kishin të bënin specifikisht me sigurinë kombëtare, por edhe me korrupsion, vrasje, trafikime etj.

Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendje” u shpreh ish kryeprokurori.

Pyetjes së gazetarit, nëse këto informacione i ka jo vetëm në mendje, Llalla iu përgjigj: Ka materiale të bollshme!

Me këtë deklaratë duket se prokurori ka shigjetuar ata që i quan përgjegjës për dënimin e tij të mundshëm nga gjykata, pasi kishte lënë të kuptohet se vendimi për ta dënuar ishte marrë jashtë sallës së gjyqit. Gjatë intervistës Llalla u duk se e kishte marrë parasysh edhe burgun, duke thënë se kishte menduar që atje do të gjente disa prej njerëzve të rrezikshëm që kishte dënuar më parë.

Ish prokurori i Përgjithshëm tha se në sallën e gjyqit kishte qenë prezent, kur gjykatësja merrte komanda nga një çift të huajsh që qëndronin në sallë dhe që sipas tij ishin të dërguar nga ambasada amerikane.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me ambasadorët e huaj, Llalla konfirmoi bisedën me Donald Lu që i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ndërsa zbuloi se Romana Vllahutin i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës, duke i bërë edhe një paralelizim me rastin e Kroacisë. Më poshtë një pjesë nga intervista:

Llalla: Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
Peka: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Peka: Si reagoi Nishani?
Llalla: Zotit Nishani ju duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
Peka: A keni pasur prova ju për Sali Berishën:
Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
Peka: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori:
Lalla: Jo asnjë rast.
Peka: Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Llalla: Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Peka: Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Llalla: Jo ambasadori amerikan
Peka: Pse i larguar fëmijët në Gjermani.
Llalla: Largimi i fëmijëve është një situatë tjetër e vështirë gjatë detyrës time. U detyrova që në fundin e vitit të tyre shkollor, me goditjen e disa bandave kriminale në vend, kisha informacione të besueshme se situata dhe jeta e fëmijëve ishte në rrezik dhe në këtë mënyrë vendosa largimin e tyre ne Gjermani që jetonin pranë disa të afërmve të mi.
Peka: Pas arrestimit të cilës bandë u ndjetë të rrezikuar?
Llalla: Kanë qenë disa banda që kishin lidhje të forta me strukturat e qeverise siç ishte banda e Shullazit që ishte kthyer një bandë me aktivitet dhe mbështetje të gjerë nga strukturat e shtetit.
Peka: Ju keni qenë Kryeprokuror dhe Tahiri ministri i Brendshëm, cilat kanë qenë raportet dhe a jeni ndjerë në konflikt me ish-ministrin që më vonë i zbuluar se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës?
Llalla: Raportet me ministrin Tahiri kanë qenë si me çdo zyrtar tjetër kanë qenë marrëdhënie korrekte dhe institucionale dhe me asnjë nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore.
Peka: Pas kaq shumë kohës a jeni penduar për arrestimin e ish-guvernatorit të bankës, Ardian Fullani, tani që gjykata e ka shpallur të pafajshëm:
Llalla: Është i vetmi rast në punën time që është vepruar me nxitim.
Peka: A keni ndonjë peng si ish-kryeprokuror për ndonjë zyrtarë të lartë që duhet të ishte prapa hekurave?
Llalla: Raste mund të ketë shumë, por ne nuk mundemi ti referohemi vetëm prononcimeve të medieve ose ne Facebook vërtetë pritet arrestimi i tyre, por një institucion nuk vepron mbi bazën e kësaj forme.
Peka: Media për ministra konkret nuk kanë vetëm opinione por kanë fakte ulëritëse për korrupsionin e tyre, zoti Llalla nëse prokurori juaj do të kishte arrestuar disa ministra që për to u publikuan fakte tronditëse në vitet 2014-2015 dhe a jeni edhe ju shkaktar e kësaj reforme problematike me mos veprimin tuaj?
Llalla: Në të gjitha rastet kur unë isha në krye të prokurorisë është vepruar në kohën e duhur për çdo material, denoncim dhe kallëzim kur krijohet bindja se kisha prova të duhura për të vepruar.©Lapsi.al



31 Comments

  1. Asgje nuk ti mor i zi, ti je thjesht nje bythec. Te pakten behu burre e dilu perballe, do denohesh 100 % mos mbaj shpresa kot po hape ate goje nxirri materialet mos perfundosh si Izet Haxhia qe llap nga burgu e s’e degjon njeri!

  2. Po cakuze i ngjit rames me o koqe. Sa per krahasim sala nuk kishte kaq pushtet sa ky dhe vriste priste ke ti ngrefej kur ti ngrefej

  3. “dërsa zbuloi se Romana Vllahutin i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës” dmth jo vetem Amerika por dhe BE e konsideron Berishen si te korruptuar e te lidhur me krimin….?!

    1. dmth vlahutin baraz BE????

      jo keshtu piku, vlahutin eshte askushi sot. as diplomate karriere e as zyrtare

      thjesht njeish OJQ iste kroate ku edhe me fonde te SOROS

      pra shihi te lidhura

      mos harro, soros eshte spekulant. duhen krijuar pasiguri per te spekuluar.

      qellimi eshte krijimi i stabilitetit fallc dhe kercenim, dhe pasiguri

      shqiperia eshte e parendesishme, ne vetvete por si pjese e rajonit ka nje peshe. loja ka qellim pasigurite ne vendet e zhvilluara dhe perendimore.

      nje verim ne shqiperi sot do te thote nje pasiguri dhe kercenim pas disa vitesh per rajonin dhe pak me vone per europen.

      nuk eshte target shqiperia, por nje rrotez e nje mekanizmi rajonal

      mos i shikoni si te shkeputura veprimet

      sot ka nisur nje fushate per marredheniet mes kosoves dhe serbise

      lojtaret jane lajcak dhe mathew palmer . vucic dhe kurti

      europa u ujdes qe thaci & co te shkonin ne hage, dhe iu hap rruga kurtit dhe osmanit, ndersa plani soros per vucic te mos kete me kundershtues publik, soros takoi albin kurtin, rama takoi albin kurtin , berisha mori nje godijte me shpalljen non grata

      ekuilibri i sotem eshte mes vjosa osmanit dhe albin kurtit.

      palmer eshte aty per te mbeshtetur soros lajcak per te ruajtur interesat e gjermanise

      por ne fund do te bejne levizjen albni dhe vjosa….

      veprimet ne politike keto kohe sic duket kane shume plane por sot ka vetem nje ceshtje te pazgjidhur qe eshte marredhenia mes kosoves dhe serbise

      projektimi i faktoreve ne kosove lidhet me veprimet e soros /usa dhe be dhe mund te hedhe drite mbi ngjarjet politike, dikush duhe te rrije urte me hir apo pahir, qofte ky thaci qe donte ndarjen, apo berisha qe e denoncoi

      veprimet e vlahutin dhe lu pararendin planet per kosoven.

      edhe veprimet e blinke dhe hages pararendin planet per kosoven

      pikepyetja eshte albin kurti , i cili paradoksalisht ka qene projekuar ne publik si me i vendosuri dhe me i ndershmi ne politiken e kosoves.

      rregulli i agjenteve ( te usa, be-france-gjermani , rusia-serbia etj) per asetet (vucic, thaci, kurti , berisha , rama ) eshte rritja, zhvillimi dhe fuqizimi nder vite , per nje levizje ne momentin e duhur.

      1. e keni bere kete sorosin sikur me qene Zoti ntoke, vjedhin keta tanet dhe e ka faj sorosi,shembet rruga se eshte bere keq dhe e ka fajin sorosi, bie shi e ka faj sorosi. Ambasadorja e BE perfaqeson BE e jo veten e vet, e njejta gje dhe ambasadorja amerikane, asnje nga keto nuk perfaqeson askend tjeter pervecse shtetet qe perfaqesojne (BE dhe Ameriken ne kete rast), ti po pret qe te dali BE e ta shpalli non grata Berishen sic e shpalli Amerika qe ta besosh?! Apor dhe qe vjedhin politikanet tane se kan fajin ata po sorosi?!

        1. Aha, mos kritiko direkt, por mendohu njehere. Nuk mund te flas ne emer te parafolsit, por une per vete kur degjoj SOROS nuk kuptoj nje person, por nje grup personash qe kane interesa te caktuara. Ne pjesen me te madhe te botes nuk eshte se ka demokraci, ligjin e bejne nje grup i vogel njerezish, te cilet per interesat e veta jane gati te shkaterrojne gjithca.
          Ne Shqiptaret kemi nje ves shume te keq pasi te huajt i shofim si Perendi kurse bashkombasit tane i percmojme, njerez si ne jane dhe ato, ka te ligj po ka dhe te mire.
          Merr zemren e europes, Gjermanine,
          Ka 30 vite qe drejtojne te njejtet njerez, Demokraci te duket ty kjo???
          Ne gjermani 1% e popullsise zoteron tregun e pasurive Imobiliare.
          Per interesat e “Elites” Gjermania dhe Franca jane bere han me 4 porta, jane mbush me zezak, arab, afrikan, etj, te cilet jane si njerez te eger. Apsolutisht nuk kam asgje me to, pasi te gjithe jemi njerez dhe te gjithe kemi te drejte te jetojme, por jo te shkaterrosh dy nga kombet me te rendesishme ne Europe…
          E ju prisni qe kto te bejne SHqiperine….
          Une kam pasur mundesine te njof nga afer shume pjestar te trupit dipllomatik nga vendet e BE ne Shqiperi, dhe ekspertave te huaj ne Shqiperi, dhe te them me bindje te plote qe 90% jane horra, 9% rrine urte dhe shofin vetem interesin personal, packa nese eshte gjeja e duhur, dhe vetem 1% jane rob te hajrit.
          Vrite pak mendjen, pse duhet qe te gjitha organizatat e huaja, OJF, Ambasadat etj… , te paguajne stafin e tyre Shqiptar me rroga me te larta se ajo e Presidentid apo e Kryeministrit te Shqiperise???
          E gjitha kjo behet vetem per te blere, per te krijuar dhe nenshtruar shtresen e Mesme ne Shqiperi.

  4. o idiot po te marrin ne qafe, dil bashkepuno me drejtesine qe ti shpetosh burgut. Trego ca di per Berishen, Meten apo te tjere politikane se do e hash ti qe sje asgje para tyre. Atyre tani s’iu duhesh me e se kan per gje te te ngopin ty te gjitha perjegjesite, dil haptazi trego cka di e ta hane ata qe duhet ta hane

  5. Adriatik Llalla njelloj si Saimir Tahiri nuk do shkoje ne qeli te burgut. Per te njejten arsye si dhe Saje Qorri, se po foli do terheqe me vehte ne burg nje cete me zarbo te Rames pas.

    1. ishalla flet e ti terheq me rradhe se na u ca kari. te ikin ca skorje se na jan ber kancer. pak rendesi ka se me ke parti (ose organizat mafjoze me mir) jan.

  6. “Së pari, nuk është e vërtetë që unë kam urdhëruar vrasje gjatë viteve 90-të, qoftë në Tiranë apo në Tropojë,” tha i ftuari, “dhe këtë e tregon më së miri fakti që unë mund të shkoj kur të dua në Korçë”.

    “Së dyti, është fundekrye gënjeshtër që unë të kem mbuluar shkeljet dhe hajdutëritë e tim biri, të përfunduara me humbje jete të shumë njerëzve. E aq më keq të kem bërë presion ndaj ndonjë shefi shtabi të ushtrisë, ministrave të mi apo zyrtarëve të tjerë të lartë,” Shko bej burgun njehere se shpejt do keshe shoqeri vipash,nuk je vetem o shpellkari i salihut e likes nga gramshi

  7. Ish Sekretari Shtetit Tillerson (i shtetit-etalon te Demokracise, Amerikes) qe shpalli ‘non grata’ Adriatik Llallen ishte…aksioner tek Bankers Petrolium!!
    Adriatik Llalla hapi ceshtjen e Bankers. Donald Lu me direktive nga shefi i tij urdheron mbyllje hetimi dhe kur kjo nuk arrihet, behet shpallja ‘non grata’ e Llalles qe nuk eshte as me i pasur as me i korruptuar se gjithe soji politikes, drejtesise, medias ne Shqiperi. Por ama deshi te beje nje hetim ku ishte brenda edhe nje Sekretar Shteti i Amerikes, etalonit te demokracise boterore.
    Kushdo individ qe punon ne Drejtesine shqiptare, para se te hape nje ceshtje ndaj nje subjekti te caktuar, duhet patjeter te hetoje mos valle aty brenda ka ndonje zyrtar amerikan! Ndryshe ka dy rruge : Ose te mbylle ceshtjen, ose te prese nje ‘non grata’ nga tempulli i demokracise boterore.

  8. Prisni mbas 4 vitesh dhe Edin per shpallje non Grata…Keq do me vije per administraten e tij qe shkelqen…per pabuksat!!!!

    1. po ishalla. do jet shenj e mir nqs e bejn. do te thot e kan seriozisht, po thjesht po i bejn gjerat me rradhe

  9. Vlahutin zyrtare e BE ne ate kohe ishte nen hetim per korrupsion ne Kroaci dhe nga ana tjeter i kerkon Kryeprokurorit te arrestoj ish-Kryeministrin e vendit per korrupsion. Evropa kurve plake si tha ai zotnia para shume kohesh.

    1. o propaganda, ka qen kryeprokuror. ka prova te faktuara qe ka vjedh e eshte korruptuar. ka bashkepunuar me krimin. pse beheni kaq idjot e kerkoni gjurme kur keni ujkun para syve. te burgoset Vlahutin nqs ka korrupsion, po ky pidhropshi nuk eshte njeri i paster kristal. duhet me justifiku kete cop muti meqe kan vjedh edhe te tjer po na thua?

  10. Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”Jane leshuar trimat e llalles me breket plot mut te vaksinuar te saluhut,kercenimet i hapur i llalles per salihun e meten qe nuk e mbrojten dokumentat dalin me vone,llalla mer statusin e te mbrojtur ne kembim cfare di per dyshen kriminale salih -meta

  11. hengshi kokat tuaja se copa mutrash jeni te gjith. jeni kriminela te qelbur qe dilni e na beni si atdhetar te medhenj, ju qe e shifni shtetin si lop per te mjel. kot kercenon Ramen, se sta ka ber Rama. Rama ka te njejtin hall si gjith ju te tjeret. po ju ishit mesuar lepe peqe. benit ca donte kari dhe nuk mbanit pergjegjesi. u paralajmeruan. benit prap si te fort. sna ha kari per ameriken neve thoshit. tani qe erdhi momenti nuk po u besohet as juve. prisni se skeni par gje akoma. matrapaz provincial te felliqur.

  12. Sa te vij pranvera do kemi arrestime te bujshme. Sa te iki vjeshta do degjoni per arrestime vipash. Akoma kete qe skishte mbaruar te mesmen degjoni

    1. Me mire te degjojme fatmire xhafen , hetuesin qe fuste ne burg njerezit ne kohe te enver hoxhes

      ose ILD, metanin, qe do hetoje tiktokun e gjyqtares

      Pse jo arta markun dhe ekipin e saj prestigjioz, me donika prelen etj

      Ose ose te degjojme dvoranin dhe Arben Kraja!!!

      Apo olsjan cela, dhe hetimet e zgjedhjeve !

      Ke te degjojme me pare se jane shume , keta te vyrtytshmit e ripjelljes, njerine kam nip tjetrin e kam djale, bir selman i nenes …..

      Mos ndoshta duhet qe te degjojme llallen? Tek e fundit llalla i pergjoi krimet e e zgjedhjeve ne 2017 edhe ato te VOLVO 4 me gjushin nicen me soj e sorrollop

      llalla paska ndermarre hetime, por SPAKU con leterthirrje te te vdekmit!!!

      Spo na dalin llogarite ?!

      vetgem spartak ngjela mund ta shpjegoje kete 😀

      Dhe padyshim propaganda e ripjjljes dhe gjykatat e REFORMES qe denon me burg nje mosdeklarim apo keq deklarim. Por po te marrim si etalon kete nivel bastard drejtesie me denim te tille, pa asnje problem mund te denosh me burg 99.9999 te shqiptareve.

      deri me sot vetem ata qe kane kaluar vetingun (mire apo keq, sido qe ta kene kaluar) vetem ata mund te mos denohen nga perafersisht 2.8 milion rezidente banore ne shqiperi, perfshire dhe te mitur!

  13. A do bashkohemi ndonjehere me sudanin? Apo me mire me korene e veriut! Me duket se sudanezet na quajne evgjiter.

    1. o Miri bahskohu me ke te doj palla ti. ne demokraci jemi, nqs nuk te peqen nje vend, zgjidh nje tjeter. e rendesishme eshte qe kjo qe filloi te vazhdoj sic duhet. dhe te vazhdoj sic duhet, do te thot te mos pysi me ke je e i kujt je. nqs ke vjedh apo ke ber krime te tjera duke shfrytezu pushtetin, ne pidh te motres te shkojn te gjith, pavarsisht se ca organizate mafjoze i perkasin (doja te thoja parti).

  14. I Paemer 17:29 heren tjeter vendos emer se dukesh si Rilindas. Se kush eshte Llalla e dime te gjithe, por shteti jone ka vite qe merret me te por asgje nuk po ndodh. Gjeja me idiote eshte qe te pranosh faktin qe hajduti i madh te vi e te thote kapeni kete hajdutin e vogel sepse po te urdheroj une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *