• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, humb jetën i moshuari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-vjeçari që ndodhej në motor.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli këtë aksident që rezultoi fatal për jetën e 78-vjeçarit i cili u identifikua si banor i zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *