• |
ide | kryesore

Artikulli i “Le Figaro” për patronazhistët/ Meta: Skandali i të dhënave personale dëmtoi vendin, kam kërkuar të zbardhet plotësisht e vërteta

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit ka reaguar pas publikimit të artikullit nga gazeta prestigjoze franceze “Le Figaro” në lidhje me trashgiminë komuniste në vendin tonë, duke u mbështetur tek skandali i përdorimit të patronazhistëve për zgjedhje që u zbulua nga Lapsi.al.

Lexo më tej: Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

Kreu i shtetit ka thënë se skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. Meta po ashtu ka thënë se çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve.

“Në datat 12 prill 2021, 19 prill 2021 dhe 20 prill 2021 u kam kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri te “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal… Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit”,  shkruan Meta.



8 Comments

  1. Kush e rruan ne kete vend per te dhena personale! Ne mire qe na kane dhene nje cope vend, dhe na kane bere komb.

  2. Pse nuk i nxirro sfurqet kazmat o likja e salihut ta besh ameriken te haje bare nga ty e shpellkaret e salihut

  3. Kush ka takuar votues dhe demokratë përgjatë fushatës dhe pas saj e ka të qartë se skema e patronazhistëve, një formë moderne spiunimi, ka ndodhur dhe ka prekur jetët tona.

    Atë shkruan edhe Le Figaro duke e ndërkombëtarizuar edhe më shumë realitetin e partisë shtet në Shqipëri. Një realitet që nuk duhet mohuar nga demokratët dhe për të cilin nuk duhet rreshtur së foluri në publik, në garë dhe në çdo mbledhje apo takim partie.

    E vërteta është se partia shtet ka ndërtuar një skemë vertikale ku njeh dhe kontrollon gjithçka për qytetarët. Për këtë duhet të flasim sot mbi të gjitha ne deputetët që kemi dëgjuar dhjetra histori se si spiunët e rinj ndërhyjnë në jetët e tjetrit për t’i blerë apo influencuar votën.

    Askush nuk mund ta mohojë dhe as të relativizojë të vërtetën, sidomos ne që kemi vuajtur nga një represion i llahtarshëm i patronazhistëve të diktaturës komuniste.

  4. Njerezit rrine merren me Meten sikur Meta i suli pergjuesit. A thua se patronazhistet nuk moren te dhenat e komunisteve shqiptare te shekullit 21 per te mbetur ne mesjete nga koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *