• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet kritikëve për djegien e mandateve: Të mençur pas Kuvendit ka boll!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka folur nga Tropoja për vendimin e djegies së mandateve, për të cilin shumë e akuzojnë si lëvizjen kyçe, që i dha Ramës mundësinë të ndryshojë sistemin zgjedhor me votat e deputetëve zëvëndësues të PD dhe LSI.
Në përgjigjen e tij, Basha nuk është i qartë nëse është penduar apo jo për këtë vendim, por tropojanëve që ishin në takim u solli një shprehje popullore që thotë “të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll”. Basha në anën tjetër u tha demokratëve në takim se nëse nuk do ishin marrë vendimet radikale, atëherë opozita do të kishte qëndruar në kuvend si fasadë e regjimit.

“Siç e dini fare mirë nën drejtimin tim dhe me vendimet e mia, janë ndërmarrë disa prej akteve më të paprecedentë në 30 viteve pluralizëm. Por nuk janë ndërmarrë as për veten time dhe as për fatin tuaj, janë ndërmarrë për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Djegia e mandateve kishte një dhe vetëm një objektiv: zgjedhje të parakohshme dhe shembjen një orë e më parë të një parlamenti të dalë nga një tjetër palë zgjedhjesh ilegjitime siç ishin ato të 2017-ës. Sot është e lehtë të rishkruash historinë sepse siç e thotë populli “të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll”, por ne duhet të kujtojmë e duhet të jemi të vetëdijshëm se pa këto beteja do të shkonim duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit dhe jo ballë për ballë regjimit dhe njësoj e bërë njësh me qytetarët, të cilëve ua kthyem bashkë me mandatet edhe besimin. Se edhe betejat ne do të luftojmë e do t’i çojmë deri në fund për ta dhe familjet e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, sepse njësoj si në 91-shin njerëzit na ndoqën e na besuan” tha Basha.

Kritikët e opozitës ndahen në dy kampe kur flitet për vendimin e djegies së mandateve. Në njërën anë janë ata që thonë se Basha bëri gabim që i dogji mandatet si një tentativë për ta sulmuar Ramën jashtë sistemit, ndërsa në anën tjetër janë ata që thonë se pasi i dogji mandatet, Basha gaboi që pranoi të kthehej prap në sistem, duke pranuar të ulen në tryezë me Damian Gjiknurin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *