• |
ide | kryesore

El Confidencial bën zbulimin: në Super League të 12 klubet, tërheqjet vetëm me fjalë

-Instant, Sport



Në ditën kur përplasja mes Uefa-s dhe Super League arriti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nga Spanja janë të sigurtë: projekti është akoma aktiv dhe klubet që janë tërhequr e kanë bërë atë vetëm me fjalë. E përditshmja El Confidencial ka pasur qasje në kontratën origjinale të nënshkruar në 17 prill dhe asnjë nga 12 klubet themeluese nuk ka hequr dorë nga aksionet e Super League Company SL, e cila do të menaxhojë Super League.

Real Madrid, Barcelona, Juventus, Inter Milan, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool janë pronarë në pjesë të barabarta të strukturës së korporatës që duhej (duhet?) të menaxhojë Super League, por askush nuk ka hequr dorë në të vërtetë nga aksionet dhe kështu marrëveshja nuk është zgjidhur, përtej njoftimeve për shtyp.

Siç dihet, pas protestave të tifozëve nëntë klube (gjashtë anglezet, Atletico Madrid, Inter dhe Milan) ishin tërhequr me shënime zyrtare, por në fakt, në nivel ligjor të 12 skuadrat janë ende të përfshira në projekt. Ose, të paktën, kjo është ajo që shpjegon El Confidencial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *