• |
ide | kryesore

Flet Adriatik Llalla: Dënimi im u mor jashtë sallës së gjyqit për tekat e dikujt tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për herë të parë pas dënimit me 2 vite burg dhe 5 vite mospjesëmarrje në funksione publike nga Gjykata. Llalla tha se ky ishte një vendim i ndikuar nga jashtë gjykatës “për të kënaqur tekat e dikujt tjetër”.

“Të jem i sinqertë që e prisja një vendim të tillë. Një vendim që u mor jashtë sallës së gjyqit. Prej kohësh që kur nisën hetimet duhej vetëm që të formalizohej në sallën e gjyqit. Si mund të ndihet një person që merr një dënim që nuk e ka kryer. Ishte një vendim për të kënaqur teka të caktuara.

Bëhet fjalë për një apartament 60 metër katror në Durrës. Një tokë 22 mijë metra katror në një fshat të largët të Tiranës dhe katin e tretë të banesës ku jetoj. U bazuan vetëm një akt ekspertimi të paplotë. Ishte një akt ekspertimi i paplotë dhe gjykata nuk pranoi të bëhet riekspertim.

Pasuritë janë siguruar nga burime të ligjshme. I vetmi pretendim që akuza kishte ndaj meje kishte vetëm në aktin e vlerësimit se këto prona ka një vlerë 2-fish më të lartë se ajo që kam deklaruar unë” – tha Llalla në një intervistë në Syri Tv. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *