• |
ide | kryesore

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

-Instant, Kryesore



Gazeta e madhe franceze Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të gjatë trashigimisë komuniste të Shqipërisë, rolit të sigurimit të shtetit në një nga diktaturat më të egra të lindjes, si dhe përdorimit të këtyre metodave nga socialistët në pushtet duke u mbështetur tek skandali i përdorimit të patronazhistëve për zgjedhje që u zbulua nga Lapsi.al. Reporteri i madh, Thierry Portes, i cili qëndroi në Tiranë për të investiguar se si përdoren në politikën e sotme metodat e së shkuarës, ka vizituar muzeun e sigurimit, “shtëpinë me gjedhe”, ka ndjekur kalvarin e personazheve që nuk gjejnë eshtrat e prindërve të tyre dhe përgjatë këtij artikulli i ka kushtuar një hapsirë goxha të madhe edhe sistemit vjedhjes të të dhënave personale që partia në pushtet përdori për zgjedhjet. 

Lexo me tej: 

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

“Shqiptarët, të mësuar që nga kohërat komuniste, jo të rebelohen, por të bashkëjetojnë me një pushtet që ka gjithçka në dorë për ti’u dhënë ose për ti’u marrë punën dhe strehimin,  preferuan t’i pëlqenin udhëheqësit së tyre duke votuar për të. Në fund, Edi Rama fitoi zgjedhjet. Një gjykatës erdhi për të sekuestruar dokumente në selinë e gazetës Lapsi. Tani është hapur një hetim kundër gazetarëve për zbulimin e të dhënave personale. Zyrtarët qeveritarë që vodhën të dhënat konfidenciale të popullsisë për të ndërtuar këtë sistem mbikëqyrjeje, deri më tani nuk janë shqetësuar” shkruhet në artikullin e të përditshmes së qendrës së djathtë.

Duke e shpjeguar situatën për publikun francez “Le Figaro”, sqaron: “Sigurimi ka shenjuar shpirtrat në një masë të tillë sa që Partisë Socialiste iu duk e natyrshme, në 2021, të krijonte dosje për  të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të konsolidonte pushtetin e saj në vend! Rasti u zbulua nga gazeta në internet Lapsi.al, e cila botoi 910,000 dosjet që PS kishte hartuar në Tiranë. Emri, adresa, telefoni, gjendja martesore, situata profesionale, të ardhurat dhe biznesi i secilit … Të gjitha këto të dhëna të mbajtura nga administrata elektronike shqiptare ishin transferuar në kompjuterët e formacionit politik të Kryeministrit, Edi Rama. PS atëherë ngarkoi, në secilën lagje të kryeqytetit, një patronazhist – termi mund të përkthehet si “kontrollues” ose “mësues kujdestar” – për të shtuar informacion mbi këto skedarë administrativë. Këta informatorë vlerësuan kështu interesat dhe zakonet e fqinjëve të tyre dhe ofruan komente të tilla si “ka borxhe”, “djali i tij po kërkon punë”, “duhet të rregullojë blerjen e shtëpisë së tij”, “Eshte i djathtë por mund të votojë për ne “,” mund të jetë me ne “,” dikush i sigurt “…

Gazetari themelues i faqes Lapsi, Andi Bushati thotë se ai ka vendosi të botojë ekzistencën e kësaj baze të dhënash për ekzistencën e të cilës komuniteti i vogël i informuar i Tiranës kishte filluar të dyshonte prej disa muajsh. Ato të dhëna ishin shpërndarë mjaftueshëm brenda PS-së aq sa botuesi të mos kishte frikë se do penalizohej nga një hetim i mundshëm që drejtësia mëgjithëatë  dështoi ta zhvillonte”.

Gazeta jep edhe atmosferëm e ditëve kur u zbulua lajmi: “Njerëzit e Tiranës kërkuan të gjithë se kush ishte patronazhisti i tyre, shpesh duke u habitur kur gjetën një fqinj që nuk e njihnin  Skandali nuk zgjati më shumë se tre ditë. Kryeministri Socialist u tallu me këtë histori. Media audio-vizuale, e mbajtur nga pushteti, nuk foli për të. Dhe opozita e krahut të djathtë u tregiua diskrete, duke përçmuar këtë kalë beteje. “Ekipi i fushatës së Partisë Demokratike, i cili u mbështet nga komunikuesit që punuan për Kryeministrin Izraelit Benyamin Netanyahu, gjykoi se denoncimi i regjistrimit të popullsisë nga PS në pushtet do të ishte joproduktiv,” shpjegon Andi Bushati.

Ndonëse teza që ngre gazetari francez Thierry Portes, për të lidhur metodat e sigurimit të shtetit me ato të patronazhistëve të PS ha shumë diskutime e rëndësishme në artikullin e tij është fakti se ai vëren përdorimin e të dhënave personale nga pushteti, heshtjen e drejtësisë dhe mediave të mëdha për këtë skandal dhe mënyrën se si u tall Edi Rama, me këtë manovër që qe një nga të shumtat që i siguroi rezultatin e 25 prillit.

©Lapsi.al

 

 



27 Comments

  1. SHQIPTARET HALA KUJTOJNE FILMIN KU SIGURIMI CILESOHEJ SI “DORA E NGROHTE E PARTISE”. THJESHT POPULL BASTARD.

  2. Rilindja miratoi nder ligjet e para ate per te ashtuquajturit Bilbilfryresa qe ishin spiune neper ndermarje te ndryshme qei dinte vetem drejtori i institucionit! Kjo shkaktoi humor dhe e nderruan emrin e tyre ne – Sinjalizues! Duke qene se kaq nuk mjaftonte, u urdherua krijimi i Partise me anetare spiunet ish-1200 leksha te kohes socializmit fitimtar dhe Sinjalizuesve te Rilindjes. Sot Partia Patronazhisteve ka ne dore te dhenat personale te afro 1 milion shqiptareve, synimi eshte te arrihet te kene te dhenat personale te krejt banoreve te Shqiperise.
    Eshte kjo pra “Shqiperia qe duam” qe thote Edi Rama, nje Shqiperi qe Rilind epoken e Socializmit fitimtar te nderprere ne 1990.

  3. Shqiptaret bene zgjedhjen e tyre te qendrojne ne diktature te perjetshme. Mos harroni sot dite e Hene dhe do hajme grosh kurse telenovela fillon ne 6 e 30.

    1. Ngelet duke share popullin sa here humbisni zgjedhjet! Perdorni pak llogjike o te mjere, si mund te fitoni votat e nje populli qe shani e percmoni vazhdimisht. Nje shembull i thjeshte nga fushata e Rames me perforcon mendimin qe nuk kritikohet populli per voten: vajti ne shkoder disa here dhe u perseriti si kishin votuar gabim 30 vjet! Resultati qe mori ishte edhe me I ulet akoma se ne 2013, 2017. Nuk ta jep voten njeri kur ti e quan budalla, pse eshte kaq veshtire kjo per ta kuptuar.

      1. Per 13:19
        Populli nuk eshte absolut, ne kohe.
        Perndryshe si do kish gjet perhapje fashizmi ne gjermani a itali …. Ai u perhap ne popull.
        Per mendimin tim edhe ne jemi kthyer ne popull maskara, ndoshta jo akoma fashist por aty afer.
        Kjo eshte ne fakt llogjike perderisa spatem aftesi te racionalizonim maskaralleqet gjate sistemit pseudosocialist dhe pas 90es ju kundervume formes jo permbajtjes.
        ……..

        Gazetari franczez i djathte nuk e di akoma se Rama eshte qender e djathte, dhe s’e mban azgje ne te majte.

  4. O i paemer, shqiptari nuk e di qe eshte budalla, se po ta dinte nuk eshte me i tille.Sa more per te votuar 20 apo 50 mije lek?

  5. Rama fito zgjedhjet 2025,kurse sumelepiresit e saliut edhe ne 2025 do rifillojne perseri me kete refren. Ndersa nuk duhet harruar se francezet nuk e durojne dot fitoren e politikes proamerikane dhe thellimin e reformave antikorrupsion ne Shqiperi duke qene se francezet jane perkrahes te serbise .

    1. I fiton zgjedhjet e 2025 po me cfar bilanci me borxhin e shqiperise 100 perqind se mos harro se njerzit jane pa pune pa lek pa jet dhe deri ne 2025 do kete vetem grigorin dhe Zahon per ta votuar Harrogate dhe spiropalin dhe tao pallen

  6. Franca nuk do qeverine proAmerike Rama dhe nga ky shkak sulmon fitoren e Rames me Patronazhiste –
    Ky ishte dhe sqarimi qe dha shoku Tao Balla ne nje bashkebisedim sqarues me bashkkatunaret e tij.

  7. Kur ps i kishte ne dore pse nuk fitoi zgjedhjet me 70% por vetem 49%,sa per me today e sigurimit merni per shembull zgjedhjet e 1996,2009,2011 ku e gjithe qeveria e salihut ushtria e salihut,policia e salihut,sigurimit i salihut shto dhe kosovaret shpellkare qe erdhen per te votuar,por ky gazekari i djathte i paska mbushur mire xhepat per te bere nje shkrim sikur e ka shkruar vete salihu,ne zgjedhjet e salihut vriteshin njerez,plagoseshin opozitar deputet,shkruajte te gjitha mediat boterore,nuk i njohen shtetet e medha te botes,krahasimi qe ben ky francezi i salihut nuk ngjit ne asnje gje

  8. Si ka mundesi te gjithe sufllaqxhite e Rilindjes jane I Paemer. Por harrojne qe jane pa dinjitet pa bythe dhe pa bole. E kane shitur shpirtin te Narkomani me citjane per 40.000 deri 50.000 leke rroge shteti qe i shkon deri ne date 20. Po se paten shit te Drogaxhiu e kane shit te Doshi-Trafikanti ose te Lali Sdromsi- Pederasti. Tre Moskultieret e vendit hahahahahahah.

  9. Po spiunet policet qe i hoqen nga puna per droge ne skrapar i mori ne pune kryetari i bashkise nuk e kuptoj kete shtet si mund te punesohet nje shef policie drejtor ujesjellesi i hequr nga puna per droge a ma shpjegon dot njeri kete ja pra kjo edhte puna e spiuneve te partise e shum e shum raste te tjera qe behen ne kete bashki

  10. Sufllaxhinjte jane pa emer se nuk te konkurojne dot ty me emrin propaganda.
    Mirupafshim tek byrektorja!

    1. Sipas karave te lapsave te shqupit popull inteligjent eshte ai qe voton berishen , meten, moniken, mediun, noken, dashin, dulen, ristanin, gridën, imagjino ça kari duhet tê jesh t’i besosh shtetin këture mostrave! Pastaj thonë që na vodhën!! Po kush ju voton ju o bastardë gjakprishur!!! Si gjithmonë ça i përmban pragu i shtëpisë kush meret me komentin tim, paraprakisht

  11. Kur origjinen e ke nga lloj lloj spermash del I pa emer dhe I lig socialistet kan nje te mire ja dorzojne grat partise se e di partia cfar Ben me ta

  12. Byrektore e SHQUPIT. Une nuk haj as sufllaqen e Rames as byrekun e Lulit sepse ata bejne lojen e Sorrosit, kaq duhet ta kesh kuptuar besoj. Une jam thjeshte nje kritik i ketij realiteti muti qe na rrethon. Ndryshe nga ty dhe shume shqiptare te tjere nuk dorzohem dhe nuk e ul koken para ketyre legenave. Per ty kam vetem dashuri dhe kompasion.

  13. Nese eshte e vertete se ne jemi pasardhes te ilirve atehere i bie qe :

    -Nga viti 178 p.e.s deri ne vitin 395 pas e.s kemi qene te pushtuar nga Roma (afersisht 500 vjet)
    – Nga viti 395 i e.s deri ne shekullin e XI nen perandorine Bizantine (afersisht 700 vjet)
    -Nga shekulli XI deri ne shekullin XV here nen pushtimin Norman, here
    nen Anzhuinet, here nen Mreterine gjermane te Sicilise, here nen
    perandorine e Stefan Dushanit (afersisht 300 vjet)
    -Pastaj nata e gjate e pushtimit turk deri ne 1912 me nje perjashtim
    te vogel 25 vjet te periudhes se Skenderbeut (afersisht 500 vjet)
    -Pushtimet ne Luften e pare e te dyte Borterore (afersisht 8 vjet)

    Sic shihet me siper nga 22 shekujt e fundit te historise sone, 21 shekuj kemi qene te pushtuar
    pra kemi qene skllever, dhe ne jemi bij skllevrish , te pa mesuar me liri, me te drejta, me dinjitet.
    Kjo spjegon pse populli shqiptar duroi regjimin komunist per 45 vjet derisa u mori edhe pulen ne
    kotec, edhe bagetine e fundit dhe i la foshnjat tu thaheshin buzet per nje pike qumesht.
    Kjo spjegon sesi ky popull duron regjimin e Rilindjes, tu vene fadromat mbi shtepi, tu hedhe
    gaz lotsjelles femijve ne banesat e tyre, tu vjedhe zgjedhjet e te ardhmen e tij. tu vere nga nje
    patronazhist pas bythes se cdo votuesi, tu shporre bijte e bijat e tyre nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *