• |
ide | kryesore

Lubonja: Endërra e kotë e një plani amerikan për Shqipërinë

-Instant, Kryesore

Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet. E kam fjalën për tezën, sipas së cilës pas Berishës e ka radhën Meta e se goditja amerikane ndaj këtyre të dyve nuk duhet parë thjesht si vazhdim i atij teatrit absurd politik me hapa para për të bërë mbrapa, që kemi 30 vjet që e shohim, me aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por se kemi të bëjmë me një plan tepër serioz, të mirëmenduar nga amerikanët, të cilët kanë vendosur ta bëjnë më në fund Shqipërinë një shtet ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.


Sipas këtij plani, do të kemi në vazhdim shpalljen “non grata” të disa socialistëve të rëndësishëm dhe kjo nuk është veçse faza e parë, sepse në fazat e tjera do të shikojmë mrekullira. Ajo Reforma në Drejtësi, aq e sharë kohët e fundit si e dështuar, do fillojë t’i arrestojë gjithë të këqijtë e këtij vendi – ku radhën shumë shpejt e ka Rama – e në jetën shqiptare do të fillojë një erë e re nën shenjën e drejtësisë e mirësisë.


Aftësia njerëzore për të shpresuar – sipas asaj fjalës “Sa kam shpirt, kam shpresë” – po e përhap me shpejtësi këtë superplan të ri. Si çdo iluzion apo “gënjeshtër vitale”, siç do ta quante Ibseni, ëndrra na ndihmon të jetojmë, por gjykoj se nuk bëjmë keq edhe të dyshojmë sepse njërin sy mund ta mbajmë mbyllur për të ëndërruar, por tjetrin është mirë ta mbajmë hapur. Përndryshe, të ecësh me të dy sytë mbyllur, do të thotë të ëndërrosh me sy hapur për të përfunduar në ndonjë greminë.

E, pra, me syrin e hapur, unë shoh disa probleme për sa i përket besueshmërisë së këtij plani “amerikan”, për përhapjen e të cilit nuk përjashtohet të punojë edhe ndonjë amerikan. Po përmend vetëm tri probleme.

Së pari, në përhapjen e këtij plani përmendet edhe fjala e ambasadores amerikane para zgjedhjeve, kur u tha shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, shkoni votoni” dhe pas zgjedhjeve: “Shqipëria po ndryshon”. Sipas opozitës, fraza e parë duhej interpretuar se Amerika po nxiste fitoren e opozitës. Sipas fituesve, kjo u përgënjeshtrua, pasi sipas tyre amerikanët kishin parasysh se vetëm rilindësit mund të sjellin rilindjen në Shqipëri. Sipas shpresëndërtuesve, të dyja palët gaboheshin sepse amerikanët po vepronin sipas asaj që Hegeli e quan “dinakëria e arsyes” d.m.th. kur e arsyeshmja, e mira, e çan rrugën nëpërmjet të paarsyeshmes, së keqes. Ndryshe, kur rruga për në Parajsë kalon nëpërmjet Ferrit. Amerikanët, pra, sipas tyre, vërtet e mbyllën njërin sy ndaj ndryshimit të njëanshëm që Rama i bëri Kodit Zgjedhor; ndaj nxjerrjes nga zyrat shtetërore të të dhënave private të zgjedhësve për t’ua dhënë ato patronazhistëve të partisë së tij; ndaj bashkëpunimit të këtyre, edhe nëpërmjet Policisë, me krimin e organizuar për blerjen e votës etj., krime që pamë gjatë këtyre zgjedhjeve, por këtë e bënë në emër të “dinakërisë së arsyes”. Pra, synimi i tyre i vërtetë ishte dhe është që, nëpërmjet Ramës, të eliminonin Berishën dhe Metën që pastaj ta kenë më të lehtë eliminimin e Ramës, ose, ose, që ta detyrojnë Ramën që të eliminojë kriminelët, me të cilët bashkëpunoi për të grabitur votën. Me syrin tim të hapur, unë e shoh shumë të arsyeshme këtë dinakëri për të qenë e vërtetë!

Së dyti, nëse do të pranojmë se ekziston një projekt i tillë, duhen shtruar disa çështje teknike të tilla si: a kemi mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë për t’i hetuar dhe gjykuar tërë politikanët e korruptuar shqiptarë; a kemi mjaftueshëm burgje për t’i futur të gjithë; a kemi mjaftueshëm policë për t’i ruajtur? Jo vetëm, por a do të gjejmë dot politikanë të ndershëm për ta qeverisur Shqipërinë nëse do të pastrohen të gjithë të korruptuarit? Mos duhet ta bëjmë së pari Shqipërinë shtet të SHBA? Dhe për këtë a mos duhet më së pari të bëjmë bisedime edhe me partnerët tanë europianë? Përsëri me syrin e hapur, unë shoh se nuk ka asnjë parapërgatitje teknike amerikane për vënien në jetë të këtij plani në krahasim, me të cilin vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket si një lodër fëmijësh. Vetëm nëse shpresëndërtuesit shqiptarë i ngatërrojnë këto përgatitje teknike me manovrat ushtarake “Defender 21”.

Së treti, dhe më e rëndësishmja: a kanë menduar ndopak shpresëndërtuesit tanë se amerikanët kanë goxha përvoja të hidhura për të menduar se edhe sikur të arrihet të pastrohet, nëpërmjet këtij operacioni, gjysma e shqiptarëve të këqij, prapë nuk ka garanci se gjysma e mbetur nuk do të sillet njëlloj si tjetra, sepse, ashtu sikurse demokracia, edhe drejtësia nuk mund të eksportohet (mjaft të kesh parasysh se çfarë kanë kombinuar në Kamboxha kur rrëzuan Sihanukun, në Afganistan kur mbështetën talebanët apo në Irak kur hoqën Sadamin)?

Prandaj, unë jam gati të vë bast me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA shumë shpejt do të na heqin qafe Edi Ramën e në Shqipëri do të triumfojë drejtësia se kjo është një ëndërr amerikane me sy hapur, që po ta interpretosh drejt flet për një humnerë padrejtësish, në të cilën po rrokullisemi përditë e më thellë. 

Panorama.al

18 Comments

  1. Vetem perfundimet logjike te avokat Ngjeles kane rezultuar te verteta deri me tani . Analizat e analistave te tjere nuk I parashikojne sic duhet ngjarjet.

  2. Ti mir e ke, po lujt ja thua.
    Nje pjese e njerezve e besojne kete pasi eshte shpresa e fundit qe i ka ngel, ndersa pjesa tjeter jane aq budallenj dhe trushplare sa besojne cdo gje qe i thote partia.
    E verteta eshte qe Shqiperia nuk ka per te ekzistuar me ashtu sic e njohim ne.
    Ne gjykimin tim, po behen perpjekje maksimale per cpopullimin e Shqiperise, dhe me kto ritme (rritje eksponenciale) te emigracionit pas 50 vitesh ne Shqiperi do kene ngel vetem pencionistat dhe trushplaret e partive.
    Qe nga krijimi i saj e deri me sot Amerika nuk ka mbeshtet asnjehere Demokratizimin e nje vendi, e kunderta eshte e vertete. Shembulli me i afert eshte Italia, ku Amerika punoi shume per te forcuar mafjen Italiane.
    Per mos te permend ate qe i bene qeveris Kurti ne Kosove perpara nje viti.
    Nuk ka popull tjeter ne Europe qe eshte aq i nenshtruar sa ne ndaj Amerikaneve.
    Nje Shtet qe nuk di te vetqeveriset nuk e meriton te egzistoje.

    1. Baba taku me canten plot me …..byreke.

      Hajde imazh hajde.

      Jane argumente per ti thene popullit qe i beson perrallat me babagjysh, qe babagjyshi nuk ekziston

      Por propaganda e ripjelljes eshte e madhe. Duhet ti hapen syte njerezve

      Shume shqiptare jane te tulatur, shume jane te paditur, shume fare jane te varfer dhe te painteresuar.

      U duhet folur njerezve, u duhet thene e verteta. Pas zhjedhjeve po ngrihet perdite e me shume nje imazh i madh i rreme per planin e madh qe nuk ekziston

  3. Eshtè njè komplot i mirè pregatitur nga nga elita tè èrrèta qè nè prapaskenè heqin dhe vènè kryetarè shtetesh dhe kufizojnè liritè dhè tè drejtat e popujve nè emèr tè tè drejtave tè njeriut fusin ligje tè reja qè liberalizojnè drogèn homoseksualizmin abortin dhe vese tè tjera me tè cilat e fyejnè hyjninè e Zotit.Ata fusin shtetet e varfèra nè borgj nè mènyrè qè ti kontrollojnè ato.Fakti qè shumè ambasadorè tè huaj janè bèrè palè me qeverinè dhe heshtin pèr skandale tè mèdha flet shumè se kèta ose kanè frikè tè thonè tè vèrtetèn ose janè pjesè e sè keqes qè po pushton botèn kèta po ja pregatisin rrugèn ‘liderit global’dhe shpejt do ta ftojnè ti qeverisi dhe ata vetè pasi gènjeshtat e tij janè bèrè tè èmbla dhe tè shijshme pèr ta.Mjerè ai popull qè qeveriset nga pushtetarè mashtrues.

  4. Ti Fatos je nje qenie pa forme dhe pa trajte.
    Te korregjosh apo kritikosh eshte “zanati” me i lehte ne kete bote.
    Te krijosh eshte shume e veshtire.
    Kame 30 vite qe lexoj dhe degjoje nje Fatos kontestator patologjik qe kurre nuk eshte pajtuar me askend dhe me as nje mendim apo veprim pozitiv si dhe te tregoje nje rruge se si duhet vepruar per rastet konkrete.
    Shkurt ti je si ai zogu bishtlekundes qe s’ke lene zall te lumit pa i bere glasen.

      1. E ti t ajare je nje vrime bythe qe ke ngrene po ha dhe do te hash rr karit te rilindjes familjarisht edhe 8 vite te tjera.

  5. 8 vjet i kanë rrokanisur veshët pasuesve që do ta marrim pushtetin edhe me dhunë, do ju bëjmë drejtora, do ju bëjmë shefa, do ju bëjmë përgjegjësa zyre. Po si? Me dhunë!

    Se në fakt kështu janë mësuar në të shkuarën. Por në një vend anëtari në NATO-s, pushteti merret vetëm me vota, e kjo është aksiomë.

    Mllefi për ata që nuk u bënë drejtora, përgjegjësa zyrash e shefa, s’ka lidhje me të tjerët.

    Dhunën nëse duan ta bëjnë t’ja tregojnë Lulzim Bashës.Shpellkaret komuniste te pd i bashkohen kumunistit te enverit e spiunet te spacit tos lubunja vetem se per IX e shan ameriken nga Italia ku dhe jeton

  6. 8 vjet i kanë rrokanisur veshët pasuesve që do ta marrim pushtetin edhe me dhunë, do ju bëjmë drejtora, do ju bëjmë shefa, do ju bëjmë përgjegjësa zyre. Po si? Me dhunë!

    Se në fakt kështu janë mësuar në të shkuarën. Por në një vend anëtari në NATO-s, pushteti merret vetëm me vota, e kjo është aksiomë.

    Mllefi për ata që nuk u bënë drejtora, përgjegjësa zyrash e shefa, s’ka lidhje me të tjerët.

    Dhunën nëse duan ta bëjnë t’ja tregojnë Lulzim Bashës.Shpellkaret komuniste te pd i bashkohen kumunistit te enverit e spiunet te spacit tos lubunja vetem se perbuz e shan ameriken nga Italia ku dhe jeton

  7. Dhe ju jeni idiotet injorante, militante dhe servile, qe prisni mrekulline amerikane se ju intereson qe ky popull te rrije ne erresiren e PROPAGANDES.

    Nderim per ju zoti Lubonja, per koherencen, per logjiken e ftohte. Asnje s´ka mundur t´ju fuse ne rresht.

    Fatkeqesi qe ne kete vend jane te rralle njerezit si ju.

  8. Keto gjerat i besoj atehere vetem kur mos te jete kjo hija e Sorrosit verdalle. Sa te jete uncle George vari trapin muhabetit.

  9. BRAVO TOSO! RRENA PER PLANET E AMERIKES PER SHQIPERINE KANE FILLU DERI NE KOHEN E UDROU UILLSONIT I CILI AS SE DINTE KU BINTE SHQIPRIA E NE JENA RRIT ME RRENEN SE SHQIPERINE E KEMI NGA AMERIKA

  10. Rilindja do te jete gjithmone kancer ne trupin e lodhur te shqiptarit te pafat qe nefund do haje veten! thotë:

    YURI KIM SORECA
    Ka ardhur koha tua lajme borxhin se shume u munduat qe ky perbindesh qe quhet Ra-ma te rritej aq sa na ka zene frymen,kemi harruar te qeshim!
    Vertet jemi te varfer e te pashkolluar e te pa informuar per te erretat e planeve tuaja djallezore,por kemi nuhatje e vetedije dhekesaj radhe ju themi:
    Larg duart nga Shqiperia ju pjella te erresires me gjith perpindeshin qe i lepini bishtin!
    Reformen tuaj te drejtesise dhe cdo shkaterrim tjeter cojeni te breket e SOROSIT.
    Ne nuk ju duam me ju .Tani Amerika ka shum fytyra,ne njohim vetem ate Amerike qe dikur ka pas burrni e bese! Ka ardhur koha te shporreni te gjithe ju lakej sorosiane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu