• |
ide | kryesore

Meta kërkon hetimin e skandalit të patronazhistëve pas shkrimit te Le Figaro

-Instant, Lajme



Presidenti Ilir Meta ka publikuar një artikull të “Le Figaro” ku flet për skandalin e patronazhistëve të zbuluar nga Lapsi.al, ku para zgjedhjeve parlamentare dolën të dhënat e 910 mijë qytetarëve që përdoreshin për llogari të PS-së.  Ai ka kërkuar një hetim të thellë mbi çështjen: “Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm”.

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

Kreu i shtetit thekson se bëhet fjalë për një cenim skandaloz të të dhënave personale të qytetarëve dhe krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale .

“Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale vendase apo të huaja, zyrtarë të lartë të drejtësisë, të ruajtjes së rendit publik, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit.

Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë” ka shkruar Meta.

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

“Shqiptarët, të mësuar që nga kohërat komuniste, jo të rebelohen, por të bashkëjetojnë me një pushtet që ka gjithçka në dorë për ti’u dhënë ose për ti’u marrë punën dhe strehimin,  preferuan t’i pëlqenin udhëheqësit së tyre duke votuar për të. Në fund, Edi Rama fitoi zgjedhjet. Një gjykatës erdhi për të sekuestruar dokumente në selinë e gazetës Lapsi. Tani është hapur një hetim kundër gazetarëve për zbulimin e të dhënave personale. Zyrtarët qeveritarë që vodhën të dhënat konfidenciale të popullsisë për të ndërtuar këtë sistem mbikëqyrjeje, deri më tani nuk janë shqetësuar” shkruhj në artikullin e të përditshmes së qendrës së djathtë Le Figaro.

Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *