• |
ide | kryesore

Ndalimi i avionit dhe arrestimi i gazetarit, NATO: Sanksione ndaj Bjellorusisë

-Instant, Lajme, Planet



Pas incidentit të ndodhur me avionin bjellorus dhe arrestimin e gazetarit dhe të të dashurës së tij, aleatët e NATO-s kanë “dënuar” ashpër Bjellorusinë duke bërë që të devijojnë avionët  drejt Ryanair në Minsk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg ka deklaruar se ato dënojnë me forcë forcë uljen e detyruar të një avioni civil në Minsk.

“Aleatët e NATO-s bënë një deklaratë të ashpër me të cilën ne përcollëm një mesazh shumë të fortë. Ne dënojmë me forcë uljen e detyruar të një avioni civil në Minsk. NATO dhe shtypi i lirë dhe i pavarur, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm  të gazetarit  Roman  Protasevic  dhe të dashurës së tij Sofia  Sapega “, ka thënë Stoltenberg.

Ndër të tjera zyrtari i lartë i NATO-s është shprehur se vendimi i shumë aleatëve për të vendosur sanksione është i mirëpritur.

“Ne e kemi bërë të qartë se ne mirëpresim vendimin nga shumë aleatë të NATO-s për të vendosur sanksione, duke përfshirë kufizimin e hyrjes së linjave ajrore Bjelloruse në hapësirën e tyre ajrore dhe ne i mirëpresim vendimet e BE. Ata janë duke reaguar në një mënyrë unifikuese, të qartë, por aleatët e NATO-s po vendosin gjithashtu sanksione “, ka thënë sekretari i NATO-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *